Kosova po i humb pronat e ndërmarrjeve që gjenden në territorin e ish-Jugosllavisë, thonë përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Sipas tyre, këto prona nuk po mbrohen nga autoritetet kompetente.
Hasan Abazi, nënkryetar në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në një prononcim për Radion e Evropa e Lirë, thotë se edhe pse informacione zyrtare mungojnë për gjendjen e aseteve në shtetet e rajonit, informacionet tregojnë se disa nga pronat tashmë janë privatizuar, apo shfrytëzohen nga persona të shteteve tjera. “Është rasti i pushimores në Mal të Zi, që në kontestin gjyqësor ajo tashmë ka shkuar [është humbur]. Është momenti i fundit që qeveria, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit, përgjegjëse për këto prona, që të mirat materiale të atyre pronave t’i sjellin në Kosovë, me qëllim të përmirësimit të gjendjes së punëtorëve dhe qytetarëve të Kosovës”, tha Abazi.
Në shtetet e ish-Jugosllavisë, sipas dokumenteve zyrtare gjenden 172 prona të ndërmarrjeve shoqërore. Autoritetet kompetente në Prishtinë disa herë kanë njoftuar se do të kërkojnë kthimin e tyre.
Zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në një përgjigje përmes postës elektronike, kanë thënë se janë duke u angazhuar në këtë drejtim, përmes vizitave dhe bisedimeve direkte me shtetet fqinje.
Por, ekspertë për çështje ekonomike, i vlerësojnë të mangëta informacionet rreth angazhimit të autoriteteve kompetente për kthimin e pronave.
Muhamet Sadiku, profesor në Fakultetin Ekonomik, dyshon se disa nga këto prona tashmë janë privatizuar. “Unë mendoj se zgjidhja e problemit të pronave të Kosovës jashtë territorit dhe atyre të vendeve tjera në territorin e Kosovës, konkretisht sa i përket Serbisë, mund të ndodhë përmes procesit të sukcesionit. Kurse me republikat tjera do të duhej të zgjidheshin me një mirëkuptim të përbashkët. Të gjendet një zgjidhje e cila do t’i mbronte interesat e të gjitha palëve në këto prona të përbashkëta”, shprehet Sadiku.
Vetëm në territorin e Serbisë gjenden 104 prona të ndërmarrjeve shoqërore, në Mal të Zi 42, 15 në Bosnjë e Hercegovinë, 6 në Kroaci, 4 në Maqedoni, ndërsa në Slloveni gjendet një objekt afarist.
Si alternativë të duhur për zgjidhjen e situatës me pronat jashtë Kosovës, Hasan Abazi nga BSPK, e vlerëson privatizimin e tyre.
Sipas tij, mosmenaxhimi i tyre nga autoritetet kompetente, thotë ai, krijon dyshime se persona apo grupe të caktuara të interesit nga Kosova dhe qytetararë të shteteve ku gjenden pronat, përfitojnë nga to. “Ato prona për shumë vite Kosova nuk ka arritur t’i menaxhojë, pra ato nuk i shfrytëzojnë qytetarët e Kosovës, i shfrytëzon dikush tjetër. Por, vetë fakti se heshtet kjo çështje dhe nuk privatizohen këto prona, lënë vend për dyshim se dikush përfiton nga këto. Ajo që dihet është se nuk përfiton populli dhe Republika e Kosovës”.
Ndryshe, në bazë të dokumenteve zyrtare, ndërmarrja shoqërore “Jatex” nga Gjakova dhe kombinati metalurgjik “Trepça”, kanë numrin më të madh të pronave në shtetet e ndryshme të rajonit. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
Rrjeti i inteligjencës kundër pastrimit të parave, Ismaili: Lufta kundër financimit të paligjshëm kërkon përpjekje gjithëpërfshirëse
Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!
Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp