LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri shënohet shifra më e lartë e të infektuarve me coronavirus brenda 24 orëve

Në Shqipëri shënohet shifra më e lartë e të infektuarve me coronavirus brenda 24 orëve

Në 24 orët e fundit në Shqipëri është shënuar shifra më e lartë e të infektuarve me coronavirus që prej fillimit të pandemisë. Pozitiv kanë rezultuar 381 persona nga 1684 të kryera në total. Numri i testimeve ka pësuar rritje të ndjeshme nga një ditë më parë, por raporti vijon të jetë 1 me 4.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: 125 raste në Tiranë, 33 në Korçë, 27 në Fier, 26 në Krujë, nga 17 raste në Shkodër, Kavajë, nga 15 raste në Vlorë, Mallakastër, 14 në Pogradec, nga 13 raste në Lezhë, Gramsh, 12 në Tropojë, nga 9 raste në Kurbin, Përmet, Kuçovë, 7 në Kukës, 6 në Sarandë, 5 në Librazhd, 4 në Mat, 2 në Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Mirditë, Lushnje.

Ndërkohë 5 pacientë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me Covid-19, duke shënuar një total viktimash prej 532 që nga muaji mars, konkretisht një 54 vjeçar nga Korça, një 64 vjeçar nga Librazhdi, një 64 vjecar dhe dy 66 vjeçarë nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Aktualisht në tre spitalet Covid po marrin trajtim mjekësor 336 pacientë,, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit e kanë fituar betejën me koronavirusin 106 pacientë, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 11,473.


“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e COVID19, mbani maskë në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik, lani dhe dezinfektoni duart sa më shpesh. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19. Lutemi të qëndroni të izoluar nëse jeni të konfirmuar me covid19 apo në pritje të përgjigjes së testimit”, thuhet në apelin e MSH.

COVID-19 – Statistika (3 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                                         381

Të shëruar ne 24 orë                                      106

Të shtruar në spitale                                       336

Humbje jete në 24 orë                                  5

Testime ditore                                                  1684

Testime totale          129,822

Raste pozitive                21,904

Raste të shëruara          11,473

Raste Aktive                   9,899

Humbje jete                      532

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  4968

Durrës                  906

Fier                         773

Korçë                    630

Shkodër                556

Lezhë                     450

Elbasan                  446

Vlorë               414

Berat               292

Kukës                      216

Gjirokastër           151

Dibër                 97

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij

Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij

Lajme
Kalo në kategori