LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri shënohen 147 raste të reja me coronavirus, dy të vdekur

Në Shqipëri shënohen 147 raste të reja me coronavirus, dy të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit nga 830 testime në Shqipëri janë konfirmuar pozitiv me coronavirus 147 raste të reja dhe dy persona kanë humbur jetën.

Nga fillimi i pandemisë numri i personave të infektuar me Covid në vendin tonë ka shkuar në 10553 mes të cilëve 321 persona kanë humbur jetën.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 67 raste në Tiranë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Berat, 10 raste në Shkodër, 9 raste në Fier, 7 raste në Krujë dhe Korçë, 5 raste në Kamëz, nga 4 raste në Kavajë dhe Vlorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Lushnje, Gjirokastër, 1 rast në Durrës, Vau i Dejës, Selenicë.


Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 199 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë numri i personave të infektuar me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 10553.

Në orët e fundit 53 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin, duke e çuar në 6239 numrin në total të të shëruarëve.

COVID-19 – Statistika (8 Shtator 2020)
Testime totale 69558
Raste pozitive 10553
Raste të shëruara 6239
Raste Aktive 3993
Humbje jete 321 (Qarku Tiranë 154, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2121
Durrës 458
Shkodër 321
Lezhë 227
Elbasan 173
Korçë 150
Vlorë 138
Kukës 130
Fier 130
Berat 77
Dibër 34
Gjirokastër 34

Në trend Lajme

Më shumë
Bekim Qoku për kolonat në kufi me Kosovën: Vonesat për

Bekim Qoku për kolonat në kufi me Kosovën: Vonesat për "One stop shop" janë në anën e Maqedonisë së Veriut

Lajme
Këshilli Kombëtar Shqiptar: Serbia po intensifikon sulmin ndaj shqiptarëve të Luginës, diskriminim i hapur dhe ndëshkim politik

Këshilli Kombëtar Shqiptar: Serbia po intensifikon sulmin ndaj shqiptarëve të Luginës, diskriminim i hapur dhe ndëshkim politik

Lugina
ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

Lajme
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes

U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes

Lajme
Kalo në kategori