Poezi nga: Francesco Guccini
Përktheu: Aurel Plasari
Do të shohim vetëm një sferë të zjarrtë,
më të madhe se dielli, më të madhe se bota;
as edhe një klithmë nuk do të gjëmojë
dhe vetëm heshtja do të shtrihet si qefin
mes qiellit dhe tokës, për mijëra shekuj së paku,
por ne më s’do të jemi, ne më s’do të jemi.
Mandej për një vit rresht nga qielli do të bjerë shi
dhe lumenjtë do të përshkojnë tokën përsëri
duke rrjedhur drejt oqeaneve dhe përsëri
plazhet do të kumbojnë prej dallgëve
ndërsa lart në qiell ylberi do të shndrisë,
por ne më s’do të jemi, ne më s’do të jemi.
Dhe vargmale të mbuluara me borë
do të rrethohen prej bredhishtash që kurrë
dorë njeriu nuk ka për t’i prekur,
dhe përsëri plazhet nga dallgët do të kumbojnë
dhe lart, në largësi, do të kthjellohet përsëri,
por ne më s’do të jemi, ne më s’do të jemi.
Dhe era e verës që vjen nga deti
do t’ia marrë një kënge mes mijëra rrënojash,
mes gërmadhash të qyteteve, mes shtëpish
dhe pallatesh që koha dalëngadalë do t’i thërrmojë,
mes makinash dhe rrugësh deri kur
bota e re do të ngrihet nga e para,
por ne më s’do të jemi, ne më s’do të jemi.
Dhe nga pyjet e nga detet do të kthehet jeta
dhe toka do të popullohet përsëri;
mes netësh dhe ditësh dielli do të bëjë njëmijë stinët
dhe bota edhe një herë do të përshkojë
hapësirat e gjithnjëshme edhe për një mijë shekuj së paku,
por ne më s’do të jemi, ne më s’do të jemi
aty …
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Prizreni ruan monedhat ilire

IA-ja do të jetë e aftë të manipulojë emocionet: Ishiguro mbi të ardhmen e letërsisë dhe të vërtetës

Në grahmat e fundit

Gjuha shqipe e vështirë?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës