Kreditë jo performuese në Kosovë vlerësohen të kenë shënuar rritje në Kosovë gjatë këtij viti. Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se raporti i kredive të këqija ndaj kredive në qershor të vitit 2012 u rrit në normën 6.5 për qind nga 5.9 për qind sa ishte në qershor të vitit 2011.
Banka Qendrore e Kosovës vlerëson se pavarësisht rritjes së kredive të këqija, rreziku kreditor në sistemin bankar të Kosovës vazhdon të jetë i ulët.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Ismajl Kastrati, tregon rrjedhën e kredive të këqija.
“Zakonisht, në kriza, gjendja e bizneseve keqësohet dhe nuk mund të punojnë në mënyrë rentabile, andaj edhe shanset për të kthyer kreditë janë më të vogla. Kamatat janë të larta dhe atë fitim që ndërmarrjet e sigurojnë nga biznesi, i marrin kamatat”, thotë Kastrati për Radion Evropa e Lirë.
Pavarësisht rritjes, norma e kredive jo performuese në sektorin bankar të Kosovës cilësohet të mbetet në nivelin më të ulët në rajon. Kamatat e larta, sipas Ismajl Kastratit, kanë bërë që bankat të jenë më të siguruara dhe të mos rrezikohen shumë nga kreditë joperformuese.
“Kreditë e këqija e keqësojnë gjendjen e bankave, por që bankat janë të siguruara, pasi që kanë norma të larta të interesit në kredi dhe kanë siguruar veten me fitime të mira. Të gjitha bankat komerciale kanë realizuar fitime të mira në këtë kohë. Krahasuar me vendet e rajonit kreditë e këqija në Kosovë janë më të voglat”, thekson Kastrati.
BQK-ja ka vlerësuar se rritja e kredive të këqija është kryesisht pasojë e ngadalësimit të normës së rritjes së kredive dhe jo si pasojë e ndonjë përshpejtimi të theksuar të rritjes së kredive joperformuese, vlera e të cilave ka shënuar trend të rritjes të ngjashëm me vitet e kaluara.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, rritjen e kredive të këqija e vlerëson si pasojë e asaj se bizneset kanë filluar të kenë probleme me rrjedhën e parasë së gatshme.
“Bizneset kanë filluar të përballen me rrjedhën e parasë së gatshme dhe si rezultat i kësaj, mandej është e pamundur të kryhen obligimet e tyre ndaj institucioneve bankare dhe bizneseve mes vete. Dhe, kjo çështja e pagesave brenda bizneseve, ka qenë mjaft problematike, por këtë vit ka shënuar përkeqësim”, thotë Zeka.
Performaca jo e mirë e një biznesi ndikon në aftësinë paguese të kredimarrësve, duke reflektuar kështu negativisht në cilësinë e portofolit kreditor të sistemit bankar, thekson Zeka.
“Natyrisht, kjo shton edhe më tej rrezikun e bankave dhe i rëndon kriteret për kredidhënie, gjë që do të pësojnë bizneset në të ardhmen. Me rritjen e rrezikut rriten normat e kredive”, tha Zeka. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
Eksploro natyrën me stil dhe komoditet me ofertat e Melodia Px për Ditën e Punëtorëve!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre