LAJMI I FUNDIT:

Në raste të tilla UEFA tregohet e rreptë, dënimi që pritet të marrin rumunët pas thirrjeve nacionaliste

Në raste të tilla UEFA tregohet e rreptë, dënimi që pritet të marrin rumunët pas thirrjeve nacionaliste

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës ka zgjatur rreth tre orë, pasi është ndërprerë që në minutën e 18-të.

Tifozët vendas shpalosën banderola të shkruara ‘Kosova është Serbi’ dhe bënin thirrje të tilla në kor.

Kjo ka bërë që gjyqtari kryesor të ndërpresë ndeshjen dhe t’i dërgojë futbollistët në zhveshtore ku qëndruan për 50 minuta.


Megjithatë ndeshja vazhdoi në fund dhe rumunët ndalën pikët e plota në Arena Nacionala në Bukuresht pasi fituan me rezultat 2-0.

Por rumunët nuk pritet të shpëtojnë lehtë pasi shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA do t’i dënojë ata pasi nuk bëjnë tolerime në raste të tilla.

Bënin thirrje se 'Kosova është Serbi', Ujkani iu përgjigjet tifozëve rumun duke shkuar në zhveshtore 
Lexo po ashtu Bënin thirrje se 'Kosova është Serbi', Ujkani iu përgjigjet tifozëve rumun duke shkuar në zhveshtore 

Rumania rrezikon një dënim me të holla nga 20 mijë deri në 100 mijë euro, por jo vetëm kaq.

UEFA në raste të tilla kur politika është përzierë në sport vepron me duar të hekurta dhe njësoj duhet të veprojë edhe tani. Rumunët përveç dënimit me të holla pritet t’iu mbyllet edhe stadiumi për një ose dy ndeshje ku ata luajnë ndaj Andorrës dhe Zvicrës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori