LAJMI I FUNDIT:

Në QKUK, mjekët nga Australia operojnë disa fëmijë

Në QKUK, mjekët nga Australia operojnë disa fëmijë

Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, të QKUK-së, një ekip i mjekëve nga Australia, po kryen disa operacione të ndërlikuara tek fëmijët me probleme urogjenitale dhe gastrointestinale. Ekipi nga Australia po realizon këto operacione, në kuadër të vizitës 2 javore në Prishtinë dhe Tiranë. Operacionet do të vazhdojnë gjatë gjithë javës dhe do të përfitojnë edhe fëmijë të tjera më probleme urogjenitale.

Dje dhe sot janë kryer operacione tek fëmijët me anomali të lindura dhe shumë komplekse që përfshinë organet urogjenitale dhe traktin urinar të sipërm, të kombinuara me anomali te sistemit gastrointestinal.

Operacionet po i kryen Profesor Paddy Deëan nga Spitali Universitar i Melburnit të Australisë dhe Profesor Nexhmi Hyseni, me ekipin e mjekeve të Kirurgjisë së Fëmijëve.


Kjo është vizita e tretë e Profesor Paddy Dewan, me ndihmesë të Organizatës Australiane e ashtuquajtur "Kind Cuts for Kids" misioni i së cilës është të ndihmojë ofrimin e shërbimeve mjekësore tek fëmijët me sëmundje të rënda në vendet në zhvillim.

Kjo organizatë ndihmon në avancimin e shërbimeve shëndetësore të këtyre vendeve në edukim, demonstrimin e shkathtësive praktike mjekësore, përkatësisht të teknikave operative të sofistikuara me qëllim transferi të tyre në stafin e mjekëve vendor. Gjithashtu komuniteti shqiptar ne Melburn, e ka mbështetur financiarisht këtë vizitë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori