Përderisa në kryeqytet vazhdon të jetë numri i lartë i rasteve të reja me COVID-19, nuk planifikohet që procesi mësimor të kalojë të mbahet online.
Në komunën e Prishtinës që nga fillimi i vitit të ri shkollor, janë 85 nxënës që janë infektuar me COVID-19, ndërsa janë edhe mbi 45 mësimdhënës që kanë rezultuar pozitiv. Megjithatë Drejtoria e Arsimit në Prishtinë vlerëson se gjendja me pandeminë është e menaxhueshme.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, bënë të ditur se aktualisht janë 6 shkolla që procesin mësimor janë duke e mbajtur online.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me IKShPK-në dhe në momentin që e kemi një nxënës të infektuar atëherë gjithë klasa po udhëzohet që të shkojë në mësimin online dhe kjo është ndoshta mënyra më e mirë dhe përhapja është më e ngadalshme për shkak të menaxhimit të përbashkët që jemi duke e bërë me IKShPK-në. Për momentin mund të themi që është duke shkuar mirë, por ne jemi dëshmitar të rritjes së rasteve brenda ditës, nëpër shkolla janë duke u respektuar protokollet. Ne si DKA jemi cdo ditë në terren dhe i shohim që protokollet brenda shkollës respektohen”, thotë ajo.
Shala deklaron se janë mbi 85 raste të infektimit të nxënësve me COVID-19 dhe mbi 45 mësimdhënës. Pavarësisht kësaj ajo deklaron se situata në shkollat e kryeqytetit është e menaxhueshme dhe do të vazhdojë mbajtja e mësimit në objektet shkollore.
“IKSHPK bënë rekomandimet do të thotë për punën e shkollave dhe rastet të cilat janë brenda shkollës. Përderisa nuk kemi numër të madh të të infektuarve në shkollë atëherë mësimi duhet të vazhdojë, duke pasur parasysh rëndësinë e vijimit të nxënësve në shkollë. Kështu që, po mendoj për momentin është e menaxhueshme, në rast se ka rritje të mëdha të rasteve nëpër shkolla normalisht që duhet të mbyllet, mirëpo për momentin nuk kemi rritje të mëdha, po mund të menaxhohet edhe pa u mbyllur”, potencon ajo.
Sa i përket mos marrjes pjesë në ligjëratat online, Shala thotë se edhe nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë gjë marrin mungesa.
“Tani mësimi online është i barazvlefshëm me mësimin në shkollë, secili mësimdhënës i cili mungon në mësimin online llogaritet mungesë si të ishte në objektin shkollor. E njëjta gjë është edhe për nxënësit, do të thotë mungesat të cilat fëmijët i bëjnë në mësimin online llogaritet që i bëjnë në shkollë, sepse aktualisht jemi në një situatë që në rast të infektimeve mësimi kthehet online nga mësimi i rregullt dhe ndjekja e mësimit është obligative dhe mungesat duhet të merren të njejta si në shkollë”, thotë Shala.
E para e arsimit në kryeqytet thotë se në vazhdimësi janë përkujdesur që t’i furnizojnë nxënësit dhe mësimdhënësit që nuk kanë pasur pajisje teknologjike për mbajtjen e mësimit online.
“Për nxënësit ne gjatë muajit prill dhe maj kemi pas marrë një aksion për pajisjen e nxënësve të cilëve iu mungojnë pajisjet teknologjike, diku afër 500 pajisje janë shpërndarë nëpër nxënës. Mirëpo, edhe në baza ditore kur ne marrim kërkesa nga institucionet edukativo arsimore atëherë jemi në kontakt me donatorët dhe i furnizojmë. Për mësimdhënësit nuk kemi buxhet që t’iu sigurojmë pajisje teknologjike, mirëpo secila shkollë ka pajisje brenda shkollës të cilat nëse kalojnë në mësimin online janë të obliguar t’i japin në rast se ka nevojë”, thotë ajo.
Në vendin tonë vetëm dje janë shënuar 514 raste të reja me COVID-19, e që Prishtina prin me numrin më te madh të të infektuarve me gjithsej 249 raste.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Gjykata Penale: Nuk kemi marrë kërkesë nga Igor Jug për të përsëritur procedurën për “27 prillin”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/Gjykata-Penale-Shkup-380x233.jpg)
Gjykata Penale: Nuk kemi marrë kërkesë nga Igor Jug për të përsëritur procedurën për “27 prillin”
![Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/senaca-380x233.jpg)
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë
![SPB Tetovë: Ndalohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/SPB-Tetove-780x439-1-380x233.png)
SPB Tetovë: Ndalohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë
![Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Kurti_Grenell.jpg)
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
![Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-termal-780x439.jpg)
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi.png)
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj
![BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/05/BDI_Logo-780x470-1-780x439.jpg)
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore
![Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjermnai-780x439.jpg)
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër