LAJMI I FUNDIT:

Në një periudhë pandemie, Bardhi: Fansat meritojnë muzikë gjithmonë nga ne edhe në kohërat kur nuk kemi përfitime prej saj

Në një periudhë pandemie, Bardhi: Fansat meritojnë muzikë gjithmonë nga ne edhe në kohërat kur nuk kemi përfitime prej saj
Bardhi (Foto: Instagram)

Bardhyl Idrizi apo siç njihet për publikun Bardhi, vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar.

Ndonëse bëri debutimin në skenë gjatë vitit të kaluar në një kohë të pazakontë, ai edhe këtë vit është shumë i angazhuar me projekte të reja.

Edhe pse kaloi një vit të vështirë për shkak të pandemisë, artisti nga Kumanova deklaroi se për të ka qenë mjaft i suksesshëm pasi ka punuar gjatë gjithë kohës.


View this post on Instagram

A post shared by BARDHi (@bardhylidrizi)

“Viti që lamë pas ishte shumë i vështirë për ne si artistë, por në veçanti për mua ka qenë shumë i suksesshëm sepse gjithë kohën e kam shpenzuar në studio duke punuar pa ndërprerje edhe pse nuk kishim ku ta ekspozojmë punën tonë, por megjithatë dëgjuesit e muzikës tonë meritojnë muzikë gjithmonë nga ne edhe në kohëra kur ne nuk kemi përfitime prej saj”, ka thënë ai në një intervistë për Telegrafin.

Projektet, vështirësitë e sukseset - Bardhi rrëfen debutimin në tregun muzikor shqiptar
Lexo po ashtu Projektet, vështirësitë e sukseset - Bardhi rrëfen debutimin në tregun muzikor shqiptar

Bardhi më tej njoftoi se është duke punuar në një EP, i cili do të përmbajë afro gjashtë apo shtatë këngë.

Njërin prej tyre pritet ta lansojë me videoklip gjatë këtij muaji.

View this post on Instagram

A post shared by BARDHi (@bardhylidrizi)

“Do të doja” ndryshe mbetet kënga e fundit e publikuar nga Bardhi, që është një ripërpunim i projektit të Naser Berishës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina
Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Magazina
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Magazina
Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Magazina
Kalo në kategori