LAJMI I FUNDIT:

Projektet, vështirësitë e sukseset – Bardhi rrëfen debutimin në tregun muzikor shqiptar

Viti që lamë pas është karakterizuar me një sërë artistësh të rinj, të cilët ndonëse në një kohë jo edhe aq të përshtatshme për shkak të pandemisë rezultuan shumë të suksesshëm me projektet që sollën.

Në mesin e tyre është edhe reperi nga Kumanova, Bardhyl Idrizi, i njohur me emrin skenik – Bardhi, i cili bëri bujë të madhe në treg me vetëm një projekt muzikor, megjithëse hitet pasuese nuk munguan nga ana e tij.


Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Bardhi ka rrëfyer më shumë për debutimin në skenë në një kohë të pazakontë, fillimet e karrierës e po ashtu edhe për përkrahjen e artistëve tjerë.

Bardhi (Foto: Instagram)

Ai mes tjerash flet edhe për jetën personale e planet e së ardhmes, duke përmbyllur bisedën me një mesazh motivues për të gjithë të rinjtë.

Për publikun jeni bërë më i njohur pas lansimit të hitit “Betohemi”, në fakt kur ka filluar karriera e Bardhit?

Përshëndetje Telegrafi, pikë së pari karriera ime ka filluar diku para pesë vitesh, me ‘freestyle’ dhe këngë pa videoklipe, deri sa erdhi momenti që mora pëlqimin apo aprovimin e publikut dhe vazhdova në suaza më profesionale.

Sa e vështirë ka qenë debutimi në një treg muzikor, kur tashmë është mbushur me artistë e reperë të ndryshëm? Çfarë të bën të dallosh nga të tjerët?

Debutimi ka qenë mëse i vështirë duke marrë parasysh se ka shumë konkurrencë por unë kisha punuar edhe në fushën e këndimit dhe në atë të hip-hopit që të jem sa më i kompletuar si artist, por pa marrë parasysh sa je talent suksesi nuk do të vijë pa një menaxhment të duhur dhe një ekip profesional.

Sukseset e fillimeve tuaja kujt i atribuohen, kush qëndron prapa tyre?

Sukseset e fillimeve të mia profesionale i atribuohen ekipit tim SBS Entertainment. Menaxherit tim, Jetmir Agaj, producentit Çelik Lipa dhe publikuesit tonë, Miri Zeqiraj.

A kishit përkrahje të mjaftueshme nga kolegët e juaj, si një reper i ri në skenën muzikore shqiptare?

Përkrahja nga kolegët ka qenë shumë e madhe, i falënderoj të gjithë dhe shpresoj që të gjithë të kenë suksese gjithmonë.

Krahas përkrahjes, ke ndonjë këngëtar/e me të cilët nuk ruan raporte të mira?

Raporte të mira kemi me të gjithë momentalisht, iu uroj vetëm suksese.

Jashtë karrierës, na trego pak më shumë për jetën dhe përditshmërinë, si është një ditë e zakonshme e juaja?

Në përditshmëri e kam rutinën e njëjtë sepse gati gjithë kohën time e shpenzoj në studio me ekipin, e në kohën më të lirë merrem me palestër dhe ecje në mal.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Si e përshkruan vitin që lamë pas dhe fillimin e 2021, duke marrë parasysh se jemi të përfshirë akoma në COVID-19?

Viti që lamë pas ishte shumë i vështirë për ne si artista, por në veçanti për mua ka qenë shumë i suksesshëm sepse gjithë kohën e kam shpenzuar në studio duke punuar pa ndërprerje edhe pse nuk kishim ku ta ekspozojmë punën tonë, por megjithatë dëgjuesit e muzikës tonë meritojnë muzikë gjithmonë nga ne edhe në kohëra kur ne nuk kemi përfitime prej saj.

Në anën tjetër, ju keni qenë i përfolur mjaft shumë edhe për jetën private. Cili është statusi juaj aktual?

Statusi im aktual është single (beqar).

Bardhi (Foto: Instagram)

Çfarë jeni duke punuar aktualisht dhe cilat janë planet e Bardhit për të ardhmen?

Aktualisht po përgatisim një EP me afro 6/7 këngë, të cilat janë të punuar nga Çelik Lipa (SBS) që po presim ta lansojmë brenda muajit shkurt, apo në fillim të marsit. Kënga e parë me videoklip do të vijë në muajin shkurt.

Mesazhi juaj për të gjithë lexuesit e portalit Telegrafi, e po ashtu edhe për fansat e juaj?

Mesazhi im për të gjithë ata që po lexojnë është që të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të mos dorëzohen asnjëherë nga to sepse vetëm me punë dhe përkushtim arrihen të gjitha, padyshim edhe në këtë kohë pandemie ta ruajmë shëndetin të gjithë. Faleminderit Telegrafi. /Telegrafi/

Bardhi (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori