Këngëtarja britanike, Jessie J, ka konfirmuar se i ka dhënë fund lidhjes me basketbollistin Chanan Colman, me të cilin ka një djalë, Sky.

Lajmin e bëri të ditur gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, ku zbuloi se aktualisht është beqare.


Artistja sqaroi se ndarja ka ndodhur në mënyrë miqësore dhe se nuk ka konflikte mes tyre.

Foto: Instagram

Theksoi se të dy mbeten plotësisht të përkushtuar ndaj djalit të tyre dhe do të vazhdojnë të jenë pjesë e jetës së njëri-tjetrit si prindër.

“Në mënyrë romantike thjesht nuk funksionoi, por kemi shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin. Ai është një njeri i mrekullueshëm dhe kemi vendosur të mbetemi miq”, u shpreh Jessie J.

Gjatë bisedës me ndjekësit, këngëtarja foli edhe për martesën, duke treguar se nuk ka qenë kurrë një nga synimet kryesore të saj.

Sipas saj, martesa duhet të ndodhë vetëm me personin e duhur dhe aktualisht është e lumtur me jetën që bën, derisa fokusi i saj kryesor mbetet familja dhe karriera.

Në të kaluarën, këngëtarja kishte treguar se Chanan ishte pranë saj në një nga periudhat më të vështira të jetës, pas humbjes së një shtatzënie në vitin 2021. /Telegrafi/