Projekt-platforma e Qeverisë së Kosovës për fazën finale të dialogut me Serbinë, ende nuk dihet se kur do të shqyrtohet në Kuvendin e Kosovës.
Ndonëse Komisioni për politikë të jashtme e ka shqyrtuar atë, Kryesia e Kuvendit megjithatë nuk ka vendosur ende se kur eventualisht kjo platformë do të vihet për diskutim në njërën prej seancave të radhës. Këtë platformë tashmë e ka pranuar edhe presidenca e Kosovës.
Ahmet Isufi, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo që bën pjesë dhe udhëheqë me Qeverinë e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se një platformë si ajo për dialogun politik më Serbinë, duhet të diskutohet fillimisht mes partive politike, me shoqërinë civile dhe opinionin publik dhe më pastaj, si platformë e konkretizuar të jetë pjesë edhe e debatit në Kuvend.
“Platforma të cilën e ka dorëzuar qeveria, tani është çështje e tryezave që po mbahen me rotacion sipas partive politike. Kjo është duke u trajtuar një herë mes partive politike, pastaj në përfundim të arritjes së ndonjë marrëveshje dhe si e tillë do të jetë edhe pjesë e seancave plenare”, tha Isufi.
Ndërkaq, shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha për Radion Evropa e Lirë, se për platformën ekzistuese nuk ka dakordime dhe si e tillë nuk mund të vijë në Kuvend. Ai tha se Vetëvendosje, por edhe partitë e tjera opozitare kanë dyshime të bazuara dhe kundërshtime të qëndrueshme se procesi i dialogut me Serbinë nuk mund të udhëhiqet nga presidenti Hashim Thaçi.
“Platforma e bisedimeve të cilën e ka sjellë qeveria e Kosovës për bisedimet më Serbinë faktikisht është një platformë e presidenti, por janë marrë vesh që kryeministri faktikisht t’ia dorëzojë presidentit. Kjo për ne është e papranueshëm dhe duket që kemi një konsensus opozitar lidhur me këto qëndrime. Mua me duket që edhe LDK-ja edhe Vetëvendosje, edhe Partia Socialdemokrate tash janë unike që [platforma ] të mos ecë përpara”, tha Konjufca.
Në platformën e hartuar, e cila pret miratimin e Kuvendit, roli udhëheqës në dialogun me Serbinë i besohet presidentit të shtetit. Ky i fundit, obligohet që në baza të rregullta ta informojë Kuvendin e Kosovës për bisedimet që zhvillohen në Bruksel.
Konjufca, tha se Hashim Thaçi, si udhëheqës i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, i ka shkaktuar dëme të mëdha vendit. Në ketë aspekt, ai ka përmendur tri marrëveshje me të cilat, sipas tij, vendit i janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.
“Po flas për marrëveshjen për drejtësi, energji dhe marrëveshja për telekomunikacioni. Në të tria rastet kemi pasur kompromise të cilat janë çmime shumë të larta që i ka paguar Republika e Kosovës”, tha Konjufca.
Dardan Sejdiu, shef i Grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate, tha se Kryesia e Kuvendit, tashmë ka caktuar temat të cilat do të diskutohen dhe sipas tij deri ma tash askush nga anëtarët e Kryesisë nuk e ka përmendur si çështje platformën për dialogun më Serbinë.
Ai theksoi se mënyra se si Kosova po i qaset dialogut është përsëri mënyrë e fragmentuar, dhe sipas tij, për këtë temë duhet të ketë konsolidim.
“Në mbledhjet e kryesisë kjo temë fare nuk është përmendur nga askush dhe nuk na takon neve si opozitë që të merremi me orvatjet e qeverisë. Qeveria është ajo e cila nëse mendon që diçka duhet të vij në Kuvend, duhet ta shtyj nëpërmjet rregulloreve dhe proceduarave që e definojnë këtë gjë. Sa i takon dialogut është tepër e rëndësishme që dialogu t’i kthehet Kuvendi, pra që të ndërtojmë një konsensus nacional ose së paku të tentojmë të ndërtojmë një konsensus nacional për temat të cilat mendohet se janë të rëndësisë nacionale”, tha Sejdiu.
Si rezultat final, platforma synon që Kosova dhe Serbia, me lehtësimin e BE-së, të arrijnë një marrëveshje ndërkombëtare, ligjërisht të obligueshme për të dyja palët, dhe e cila për Kosovën do të ratifikohej nga Kuvendi si organi më i lartë.
Përmes marrëveshjes finale me Serbinë, e cila do të nënkuptonte normalizimin e raporteve, Kosova mëton të sigurojë heqjen e barrierave të krijuara për anëtarësimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në Bashkimin Evropian dhe strukturat e mekanizmat tjerë ndërkombëtar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Instituti PREVENT publikon raportin “Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm”

Dauti thirrje VLEN-it: Ta kalojmë bashkërisht propozim-ligjin për ish-ushtarët e UÇK-së

Arrestohet 46 vjeçari i cili ishte i dënuar për prodhim dhe shitje të drogës në Tiranë

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës