Vetëm edhe një javë ka mbetur deri në fund të vitit shkollor në Kosovë, që u përshkua nga mbyllje të shpeshta të shkollave, orë të shkurtuara dhe mësim nga distanca.
Rinor Qehaja nga Instituti EdGuard që vëzhgon sistemin arsimor në vend thotë se, këto zhvillime e kanë bërë një vit të rënduar mësimor dhe pandemia ka ndikuar në cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies.
“Skenarë të ndryshëm, kalimi i shpeshtë nga mësimi fizik në atë online, ndërprerja e hershme e procesit mësimor pra në pushimin dimëror, numri shumë i vogël i ditëve të mësimit krahasuar me kalendarin e vërtetë mësimor gjitha këto kanë qenë faktorë që kanë ndikuar drejtpërdrejt në atë se çka është ofru gjatë procesit mësimdhënies dhe ndikimi i saj kam frikë se do të vërehet në vitet tutje, qoftë në performancë akademike të të rinjve, por edhe në zhvillim profesional të të njëjtëve”, tha Qehaja.
Zëvendësministri i arsimit dhe shkencës, Dukagjin Pupovci, e cilëson sfidues këtë vit shkollor.
“Këtë vit shkollor ka pas aq shumë çrregullime dhe ndërprerje sa që është e pamundur që kjo të mos lë gjurmë në të mësuarit e fëmijëve dhe faktikisht ajo që quhet humbje mësimore është e pranishme edhe në shoqërinë tonë sikurse edhe në shoqëritë tjera. Mirëpo, për fat të mirë muajt e fundit gjendja e pandemisë është qetësuar dukshëm dhe kemi shpresa se përfundimi i këtij viti shkollor dhe fillimi i vitit të ardhshëm do të jenë ndryshme nga ajo që kemi parë vitin e kaluar”, tha Pupovci.
Ymret Reshiti nga Këshilli i Prindërve të Kosovës thotë se përgjatë tërë vitit kanë bërë thirrje për sa më pak ndërprerje të mësimit dhe që ai të mbahet me prani fizike.
“Ju e dini që disa herë jemi sfidu me vendime të institucioneve tona dhe tani kohëve të fundit është vërtetuar që ne kemi qenë të drejtë që kemi kundër ndërprerjeve, kundër pushimeve në sistemin arsimor që është bërë apo është tentuar të bëhet nga institucionet tona për faktin se kur jemi te zëvendësimi që po humbim nga procesi mësimor praktika ka tregu gjithmonë se nuk ekziston pastaj vullneti te institucionet edhe te sindikata e arsimit që këto të zëvendësohen”, tha Reshiti.
Ministria e Arsimit ka organizuar mësimin kompensues për nxënësit të cilët e kanë pësuar më së shumti dhe që nuk kanë pasur pajisje teknike të përfshihen në mësim nga distanca. Zëvendësministri Pupovci thotë se mësimi plotësues do të vazhdoj edhe gjatë vitit të ardhshëm shkollor.
“Nxënësit të cilët kanë nevoje do të thotë duke filluar po flas prej vitit shkollor vijues thjesht përveç mësimit të rregullt t’i referojnë edhe në mësimin plotësues dhe në këtë formë mendojmë se do të arrihet sado kudo një farë kompensimi i kësaj që është humbur gjatë këtyre 14 muajve”, tha Pupovci.
Vëzhguesit e sistemit arsimor thonë se Kosova edhe ashtu është përballur me një sistem të dobët arsimorë ndërsa bëjnë thirrje për kompensim humbjesh nga një vit i cunguar mësimor.
“Zbatimi i këtij mësimi plotësues dhe ndikimi i vërtetë ka kuptim nëse mësimdhënësi me shumë vullnet angazhohet në maksimum që të përkrahë atë nxënësin që në të vërtetë ka pas ngecje pra përderisa nuk kemi një qasje të tillë të individualizuar për secilin nxënës atëherë edhe shumëçka kemi frikën që do të përfundoj shumë shkel e shko pa ndonjë ndikim të vërtetë”, thotë zoti Qehaja.
“Edhe ne ndajmë të njëjtin mendim që për shkak tash edhe pandemisë kemi edhe një barrë shtesë, kemi edhe një rezultat negativ tek këto gjenerata, këto gjenerata që janë ballafaquar me dy vite të pandemisë për shkak se Kosova sidomos vitin e kaluar ka dështuar tërësisht në mësimin në kushte pandemie me mësim nga distanca ku as për afër si ka plotësuar ato kërkesa krahasuar me vende tjera që kanë përparuar në atë metodologji”, tha Reshiti.
Ministria e Arsimit thotë se nga pandemia COVID-19 janë nxjerrë mësime të shumta për mënyrën e reformimit të sistemit arsimor. Vëzhguesit thonë ndërkaq se investimi në të mësuarit digjital duhet të jetë përparësi qeveritare dhe se pandemia ka dëshmuar që Kosova përballet me një sistem të vjetruar arsimor dhe me cilësi të dobët. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?