LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë edhe një i vdekur nga coronavirusi, shkon në pesë numri i viktimave

Në Kosovë edhe një i vdekur nga coronavirusi, shkon në pesë numri i viktimave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se ka vdekur edhe një person i infektuar me coronavirus, duke e çuar kështu në pesë numrin e viktimave nga COVID- 19 në Kosovë.

Sipas njoftimit të IKSHPK, nga data 08 shkurt deri më 07 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 184 me 5 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Rasti i fundit nga Klinika Infektive me sëmundje shoqëruese infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet, përcjell Telegrafi.


Edhe 14 raste të reja, shkon në 184 numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë
Lexo po ashtu Edhe 14 raste të reja, shkon në 184 numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë

Ndërsa, më 07 prill 2020, nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, 19 persona kanë rezultuar pozitive (në tre turne testimi). Kurse janë shëruar edhe gjashtë pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 30.

Me shifrat e fundit, sipas IKPSHK-së, numri i të infektuarve në Kosovë shkon në 184, ndërsa i viktimave është pesë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori