LAJMI I FUNDIT:

Në Gjakovë do prodhohen mbulesat për makinat Wolksfagen, Audi dhe Volvo

Në Gjakovë do prodhohen mbulesat për makinat Wolksfagen, Audi dhe Volvo

Pas nënshkrimit të kontratës që ka bërë kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, me kompaninë e njohur “Trox”, në Gjakovë do të prodhohen mbulesat për makinat Wolksfagen, Audi dhe Volvo.

Nënshkrimi i kontratës është bërë në Goteborg të Suedisë, ndërsa bëhet e ditur se tani do të hapet edhe konkursi për vende pune.

Prodhimi i deritashëm i këtyre mbulesave është bërë në Ukrainë. Ndërsa, pas disa javëve kur – të angazhohen njëqind punëtorët e parë – një pjesë e prodhimit të tyre do të kryhet në Gjakovë. /Telegrafi/