LAJMI I FUNDIT:

Më në fund vjen edhe fitorja e Realit, triumfon ndaj Sociedadit në Anoeta (Video)

Më në fund vjen edhe fitorja e Realit, triumfon ndaj Sociedadit në Anoeta (Video)

Real Madridi ka fituar ndaj Real Sociedadit në La Liga me rezultat 1-3.

Pas dy barazimesh më në fund erdhi fitorja për Los Blanocs, të cilët nuk vuajtën shumë në këtë takim edhe përkundër mungesave.

Goli i parë në takim erdhi nga Borja Mayoral në minutën e 19-të të takimit.


Vendasit barazuan në minutën e 28-të me anë të Kevin Rodiguez, por ishte ky lojtar që shënoi në portën e tij në minutën e 36-të dhe i dha skuadrës së Zinedine Zidanes epërsinë për herë të dytë në takim.

Goli i qetësisë erdhi nga Gareth Bale në minutën e 61-të pas një vrapimi të bukur. Ky ishte goli i gjashtë i uellsiani në stadiumin Anoeta në pesë ndeshjet e fundit.

Vlen të theksohet se në këtë takim Adnan Janzuaj luajti deri në minutën e 77-të.

Pas kësaj fitore Real Madridi ngjitet në pozitën e katër me tetë pikë, katër më pak se Barcelona. Sociedadi vazhdon në të tretën me një pikë më shumë.

Ndeshja e ardhshme e Los Blanos është ndaj Betisit, kurse Sociedadi udhëton në Levante. /Telegrafi/

http://www.dailymotion.com/video/x612rua

Në trend Sport

Më shumë
Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Përfaqësuesja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Nuk e festoi golin ndaj Irlandës dhe refuzoi shiritin e kapitenit, Rice zbulon arsyen pse

Nuk e festoi golin ndaj Irlandës dhe refuzoi shiritin e kapitenit, Rice zbulon arsyen pse

Përfaqësueset
U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Gjiganti anglez rivalizon Real Madridin për transferimin e Alphnso Davies

Gjiganti anglez rivalizon Real Madridin për transferimin e Alphnso Davies

Bundesliga
Kalo në kategori