LAJMI I FUNDIT:

Në dimër a duhet të përdoren yndyrat?

Në dimër a duhet të përdoren yndyrat?

Në fakt organizmi kërkon më tepër kalori. Por megjithatë nuk duhet ekzagjeruar: më mirë një supë ose një çaj.

Borë, shi, erë e ftohtë: me ardhjen e dimrit organizmi ka nevojë të adoptohet me temperaturat e ulëta. Ka shumë mënyra për ta bërë, duke filluar nga veshja gjithnjë e më e rëndë. Por për t’i bërë ballë trishtimit të ditëve dimërore gri është mirë të mësohemi të përkëdhelemi pak edhe nëpërmjet ushqimit.

Rrugë të lirë supave, lëngjeve ose djathërave, karburante të nevojshme për organizmin dhe mburoja të shkëlqyera kundër të ftohtit. Praktikisht çfarë ndryshohet në ushqimet dimërore? Dhe cilat ushqime duhen privilegjuar kur termometri afrohet me zeron?


Ushqimet e domosdoshme

Dieta dimërore i përgjigjet pikë së pari ligjeve të natyrës, që përfshijnë frutat dhe perimet e stinës. Pra përveç frutave dhe perimeve dimërore edhe: makarona, bukë dhe oriz; peshk; bishtajore; djathë e vezë.

E përse jo, meqë ekzistojnë efektet pozitive të kakaos në zemër, qarkullim, përqendrim e humor, shpeshherë të pish një filxhan çokollatë të ngrohtë.

A duhet pirë më shumë nga ç’duhet?

Nuk është e vërtetë që të pish pije alkoolike të ndihmon të luftosh të ftohtin. Kundër temperaturave të ulëta, është mirë të pish: çaj të ngrohtë, verë brulë, një filxhan çokollatë.
Nuk mund të mungojnë edhe barërat dhe lulet speciale.

Vera brulë përgatitet kështu

Kur temperatura bie nën zero, më mirë se konjaku, rumi, vodka duhet të përdoret vera brulë. Për ta përgatitur mjafton të ziesh verë të kuqe dhe të shtosh rrënjë karafili dhe pak kanellë. Hidhni sheqer (gjysmë luge në një gotë) dhe shtoni lëkurën e portokallit ose limonit. Shërbejeni të ngrohtë.

Energjia në një gotë

Me vitamina dhe kripëra minerale lëngjet e frutave japin karikim nëse ndjehesh e rënë moralisht. Ja dy lloje: me dhe pa qumësht.

Me qumësht…

-1 mollë, 1 dardhë, 1 banane,
-dy lugë sheqer,
-qumësht sa duhet

Pa qumësht…

-1 mollë, 1 kivi,
-2 lugë sheqer
-lëng portokalli dhe pak limon

Një tjetër ndihmë

Kungulli

Është i pasur me vitaminë A, e nevojshme për të luftuar radikalet e lirë. Përmban gjithashtu kalium, kalcium, fosfor dhe fibra.

Peshku

Është aleat i shkëlqyer kundër sëmundjeve të zemrës e të qarkullimit. Merita është e yndyrave Omega 3 që gjenden në të gjithë llojet e peshqve. Peshqit e yndyrshëm si toni, salmoni etj, janë të pasur me vitaminë D.

Agrumet

Portokajtë, mandarinat, limonët dhe grejpfrutat kanë shumë vitaminë C. Forcojnë mbrojtjet natyrale dhe janë ilaç i vlefshëm kundër gripit. Prania e acidit citrik lehtëson tretjen.

Mishi

Nëse përdoret shpesh mishi i pulës, i gjelit të detit ose mishi i përgjithshëm i kuq, tani është e mundur të shtohet në dietë edhe mishi i derrit, që është pak më i dhjamosur. Mishi është i pasur me proteina, hekur, zink e vitamina B12 të nevojshme për të gjithë, e jo vetëm për anemikët. Mishi u jep energji muskujve dhe lufton lodhjen.

Lakra

Të gjitha llojet e lakrave janë të pasura me kalcium dhe parandalojnë sëmundjet e stomakut e të zorrëve. Përmbajnë vitamina A,E C dhe fitoestrogjene, substanca që mbrojnë nga tumoret.

Çokollata

Është antidepresiv i shkëlqyer. Prania e kafeinës dhe teobromirës ka efekte pozitive në përqendrimin e studentëve dhe në tonifikimin e muskujve.

Perimet

Qiqrat, groshët, thjerrëzat dhe bizelet nëse hahen me makarona, bukë ose oriz, janë shumë të mira, veçanërisht nëse ndjehesh i këputur.

Arrijnë të furnizojnë deri 40 % më shumë proteina në krahasim me një vakt me ushqime të tjera. Perimet janë të pasura me karbohidrate, vitamina B dhe minerale si kalcium, hekur dhe fosfor, të nevojshme për shëndetin e organizmit.

Futat e thata

Kanë fuqi të lartë kalorike dhe janë efikase për ato që bëjnë punë të rënda në vende të ftohta. Lajthi, kikirikë, bajame, arra janë të pasura me kalcium, fosfor, hekur, bakër, magnez e zink, të nevojshme për të luftuar dobësinë dhe për të përmirësuar mbrojtjet natyrale.

Është e pranishme dhe vitamina E. Ngaqë përmbajnë shumë kalori (për shembull 625 kalori 100 g lajthi) frutat e thata nuk këshillohen për ata që duan të dobësohen.

Djathi

I freskët, pikant ose me kripë, ka një vlerë ushqyese të lartë. Është i pasur me proteina dhe kalori. Përmban kalcium, mineral i nevojshëm për formimin e kockave të fëmijëve dhe për formimin e dhëmbëve, është i nevojshëm edhe për gratë në menopauzë dhe për të moshuarit.

Në dimër djathi i pasur me yndyra e mban konstant temperaturën trupore edhe kur është shumë ftohtë. Është i nevojshëm në të gjitha stinët për të ruajtur impulset nervore.

Mjalti

Mjalti është qetësues, përdoret kundër dhimbjes së fytit dhe kollës, është dezintoksikues sepse favorizon funksionimin e mirë të mëlçisë dhe zorrëve; përmban vitamina C, B dhe kripëra minerale si fosfor, kalcium, hekur.

Makaronat, buka dhe orizi

Të pasura me sheqerna, makaronat japin shumë energji. Së bashku me bukën dhe orizin, janë në gjendje të riekuilibrojnë nivelet e serotoninës, hormoni përgjegjës për humorin. Ato luftojnë gjithashtu kapsllëkun.

Çajt kundër të ftohtit

Ka efekt mekanik sepse, kur është i ngrohtë, të ngroh. Doza: nga 1 në 3 filxhanë çaj në ditë.

Trëndafil i egër

Çaji (gjendet në bustina dhe ka vit C) për të rritur mbrojtjet natyrale të organizmit dhe rezistencën ndaj sëmundjeve të ftohjes falë përmbajtjes së lartë të vitaminës C.

Lule bliri

Çaj shumë i dobishëm për të parandaluar ftohjen dhe temperaturën. Favorizon djersën.

Lule shtogu

Çaj që ka të njëjtën vlerë me blirin. Mund edhe të përzihet me lulet e blirit dhe të përgatitet çaji.

Lule pishe

Çaj për parandalimin e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes.

Rrënjë jam balli

Është efikas për aparatin tretës dhe të frymëmarrjes./Telegrafi/