LAJMI I FUNDIT:

Në Azi çmimi i naftës kalon 145 dollarët

Në Azi çmimi i naftës kalon 145 dollarët

Për herë të parë në Singapor çmimi i naftës për fuçi ka kaluar 145 dollarët. “Ari i zi” është shitur me 145.1 dollarë, që kap një rritje prej 0.75 dollarësh krahasuar me bursën e Londrës.

Presidenti i Bankës Botërore Robert Zoellick u ka bërë thirrje vendeve të G8-ës të ndërhyjë te vendet prodhuese të naftës për të kontrolluar çmimin.

“Kjo që po shohim ditët e sotme nuk është një katastrofë natyrore, një cunami apo uragan, por një katastrofë njerëzore që duhet të rregullohet sa më shpejt. Bëhet fjalë për një test të sistemit botëror për ndihmën ndaj të varfërve”.