LAJMI I FUNDIT:

Në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 300 gjoba për shkeljen e masave antiCOVID-19 në Prishtinë

Në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 300 gjoba për shkeljen e masave antiCOVID-19 në Prishtinë

Policia e rajonit të Prishtinës gjatë këtij vikendi, për personat që nuk po respektojnë masat parandaluese për përhapjen e coronavirusit, ka shqiptuar mbi 300 gjoba dhe ka dhënë qindra vërejtje e këshillime për respektimin e tyre.

Në një njoftim për media thuhet se Policia e rajonit të Prishtinës po punon që bashkërisht me të gjitha subjektet dhe të gjithë qytetarët të parandalojnë përhapjen e virusit qoftë nga pakujdesia apo nga neglizhenca.

Prishtina prin për nga numri i rasteve të larta ditore ku vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 380 raste, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm në 12.669 dhe 121 të vdekur.


Kryeqyteti është vendosur në zonën e kuqe sipas masave të reja parandaluese të institucioneve shëndetësore kundër përhapjes së coronavirusit, dhe lëvizja e qytetarëve dhe puna e gastronomisë është e ndaluar nga ora 19:00 deri në 05:00.