Ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e RMV-së do t’i paraqesin deputetët dhe jo qeveria
Amendamentet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve, por edhe të kroatëve dhe malazezëve në Kushtetutë, me shumë gjasa do t’i dërgojnë në Kuvend një grup deputetësh të qeverisë dhe jo me propozim të qeverisë.
Kështu mësoi Televizoni Telma nga burime qeveritare.
Amendamentet kushtetuese për të cilat Maqedonia është e obliguar me Protokollin me Bullgarinë për zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë do të shtyhen përmes deputetëve, sipas shembullit të legjitimitetit që qeveria kërkoi nga Kuvendi dhe për miratimin e kornizës së negociatave me Bashkimi Evropian.
Megjithatë, paraqitja e propozimit për ndryshime kushtetuese do të presë deri në sigurimin e dy të tretave të shumicës në Kuvend, për të cilin konsultimet ndërpartiake do të nisin menjëherë pas pushimeve verore.
Ndryshe, procedura për amendamentet kushtetuese parasheh që propozimin për amendamente mund ta paraqesin, presidenti i shtetit, qeveria, së paku 30 deputetë në Kuvend apo 150.000 qytetarë.
Pas paraqitjes së propozimit, do të kërkohet një shumicë prej dy të tretash në Kuvend për hapjen e Kushtetutës dhe fillimin e procedurës parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës.
Procedura për futjen e ndryshimeve kushtetuese zakonisht zgjat nga tre deri në gjashtë muaj.
Përveç ndryshimeve kushtetuese, në vjeshtë do të nisë edhe zbatimi i detyrimeve të tjera të marra nga vendi me Protokollin me Bullgarinë, si miratimi i ligjit të ri për hapjen e arkivave të shërbimeve sekrete nga viti 1945 deri në vitin 1991, i cili siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë ende nuk ka asnjë aktivitet.
Dhe qeveria bën me dije se kjo çështje do të diskutohet pas pushimeve verore, por me shtimin se ka kohë të mjaftueshme për zbatimin e kësaj pjese të Protokollit.
Maqedonia ka një afat prej një viti për miratimin e ligjit për hapjen e plotë të arkivave të aparatit represiv të ish-sigurimeve shtetërore të periudhës komuniste, përfshirë policinë, inteligjencën civile dhe ushtarake dhe kundërzbulimin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Moti për pesë ditët e ardhshme
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet