LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet e temperaturave dhe viruset

Ndryshimet e temperaturave dhe viruset

Temperaturat e ulëta dhe ndryshimi i tyre më së paku u shkojnë për shtati personave që vuajnë nga astma dhe ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

Mjekët këshillojnë që për t’i kryer obligimet zakonisht të niseni paksa më herët, në mënyrë që të mos nguteni e të mos vraponi, pasi që ajri i ftohtë mund të depërtojë thellë në organizmin tuaj dhe shumë lehtë mund t’i ekspozoheni ftohjes.

Në ditët e ftohta që i kemi para nesh është shumë me rëndësi që të keni kujdes rreth ushqimit, prandaj mjekët ju sugjerojnë të konsumoni sa më shumë pemë dhe perime. Do të ishte mirë që në mëngjes të merrni një lugë mjaltë apo pak sheqer me ujë të thjeshtë.


Duhet pasur kujdes që sa më shumë t’i pastroni duart sepse gjatë kësaj periudhe kohore infeksionet në stomak janë shumë të shpeshta. Si pasojë e ndryshmit të kohës vjen deri te tkurrja e enëve të gjakut, e me vetë këtë vjen edhe qarkullimi i oksigjenit.
/Telegrafi/