LAJMI I FUNDIT:

Ndikimi global amerikan do të ulet deri në vitin 2025

Ndikimi global amerikan do të ulet deri në vitin 2025

Ndikimi ekonomik dhe politik i SHBA-së në komunitetin ndërkombëtar do të ulet në dy dekadat e fundit, ndërsa bota do të bëhet sa vjen dhe më e rrezikshme me mungesën e ushqimit dhe ujit, por me armë në sasi të mëdha, publikuan dje agjencitë amerikane të zbulimit.

Sipas analizës së Këshilit kombëtar zbulues të titulluar "Trendet globale në vitin 2025" kriza e tanishme financiare në Uollstritin njujorkez paraqet fillimin e ribalancit global ekonomik, ndërsa roli i dollarit amerikan si valutë kryesore botërore do të dobësohet deri në një pikë që do të bëhet " e para midis të barabartëve".

Ky raport i cili bazohet në hulumtimin global të ekspertëve si dhe në trendet e analistëve të shërbimit sekret amerikan është më pesimist lidhur me statusin e SHBA-së nga analizat paraprake që janë bërë çdo pesë vjet.

Megjithatë sipas shërbimeve, rezultati në pjesën më të madhe do të varet nga aksionet që do të ndërmarrin autoritetet në Uashington.


Në raport thuhet se "në njëzet vitet e ardhshme tranzicioni drejt sistemit të ri do të jetë plot me rrezik dhe Kina dhe India me siguri do t’i bashkangjiten SHBA-së në majën e botës multipolare ku do të konkurrojnë për ndikim".

Sipas të njëjtit raport potenciali i Rusisë është më pak i pasigurt, por nga ana tjetër Irani, Turqia dhe Indonezia do të marrin një fuqi më të madhe.

Sistemi i teknologjive të reja që janë më të lehta për rinovim, siç janë energjia diellore dhe intensiteti i erës do të ofrojnë mundësi më të madhe për një tranzicion të shpejtë dhe të lirë, theskohet n raport dhe shtohet se "sistemi ndërkombëtar siç është krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 2025 do të jetë pothuajse i panjohur".

Ekspertët citojnë se publikimi i këtij raporti është planifikuar të përgatitet për administratën e re të Barak Obamës e cila zyrtarisht do të ndërmarrë funksionin më 20 janar. /mia/