LAJMI I FUNDIT:

Ndihma për Shqipërinë, Haradinaj kërkon mobilizim nga FSK dhe Policia e Kosovës

Ndihma për Shqipërinë, Haradinaj kërkon mobilizim nga FSK dhe Policia e Kosovës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, të cilit ka shprehur solidaritetin e Kosovës për të ofruar tërë ndihmën e nevojshme për të përballuar situatën e rëndë në Shqipëri.

Haradinaj tha se i ka kërkuar nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, drejtori i Policisë Rashit Qalaj, që të mobilizojnë të gjitha njësitet emergjente për t’i dalë në ndihmë shtetit dhe qytetarëve të Shqipërisë me të gjitha kapacitetet e nevojshme.

Të gjitha lajmet rreth tërmetit të sotëm në Shqipëri
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth tërmetit të sotëm në Shqipëri

“Sapo kam zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Ilir Meta, të cilit i shpreha solidaritetin dhe gatishmërinë e popullit të Kosovës për të ofruar tërë ndihmën e nevojshme për të përballuar këtë situatë të rëndë në Shqipëri. Kam kërkuar nga Gjenerali Rrahman Rama, Drejtori i Policisë Rashit Qalaj, që të mobilizojnë të gjitha njësitet emergjente për t’i dalë në ndihmë shtetit dhe qytetarëve të Shqipërisë me të gjitha kapacitetet e nevojshme”, shkroi Haradinaj.