LAJMI I FUNDIT:

Ndërtuesit dhe industrialistët e Stambollit interesohen për Kosovën

Ndërtuesit dhe industrialistët e Stambollit interesohen për Kosovën

Një delegacion i biznesmenëve nga Turqia u informua sot në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), për mundësitë e investimeve në Kosovë dhe krijimin e një partneriteti më të avancuar të bizneseve të të dyja vendeve.

Takimi në mes të biznesmenëve nga regjioni i Stambollit dhe biznesmenëve kosovarë në OEK, u cilësua si rast i mirë për promovimin e mundësive për investime të drejtpërdrejta në Kosovë.

Safet Gërxhaliu, drejtor për marrëdhënie me jashtë në OEK theksoi se është e pamundur të mendohet se Kosova do të ketë stabilitet politik, nëse nuk do të sigurohet zhvillimi ekonomik, mirëpo zhvillim ekonomik nuk do të ketë nëse nuk krijohet një ambient i volitshëm për të inkurajuar investitorët nga jashtë.

Duke folur në emër të biznesmenëve nga Turqia, Nezih Liman, tha se biznesmenët turq para luftës, gjatë dhe pas luftës, kanë qenë gjithnjë të pranishëm në Kosovë me investimet e tyre.


"Ne jemi këtu sot të gjithë së bashku për të parë mundësinë për t’i dhënë një shtysë zhvillimit ekonomik të Kosovës".

Ai tha se delegacioni i afaristëve nga Turqia përbëhet nga biznesmenë të fushave të ndërtimit dhe tekstilit, por edhe fushave tjera. /Telegrafi/