LAJMI I FUNDIT:

NATO, stërvitje të përbashkët me anijet shqiptare në Vlorë

NATO, stërvitje të përbashkët me anijet shqiptare në Vlorë

Një stërvitje e përbashkët mes NATO-s dhe anijeve shqiptare “Butrinti” dhe “Oriku” është zhvilluar në portin e Vlorës.Lajmin e bëri të ditur sot Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila publikoi edhe foto nga kjo stërvitje e përbashkët.

“Grupi i Dytë i Përhershëm i NATO-s Kundër Minave (SNMCMG2) kreu një stërvitje të përbashkët me anijet shqiptare “Butrinti” dhe “Oriku” këtë javë, pas një vizite produktive në portin e Vlorës”, informoi Xhaçka.

SNMCMG2 vepron si një njësi integrale e NATO-s dhe merr pjesë në stërvitje të përbashkëta ose kryen misione dhe operacione në gjithë botën.


Është kryesisht e angazhuar në rajonin e Mesdheut, por kjo njësi është në dispozicion kudo ku NATO e kërkon atë për t’u dislokuar ose për të kryer operacione.

SNMCMG2 normalisht përbëhet nga tetë dragamina (minaheqëse, minakërkuese) dhe një anije mbështetëse (ndihmuese) nga vendet anëtare të NATO-s si Belgjika, Gjermania, Greqia, Italia, Spanja, Turqia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori