LAJMI I FUNDIT:

NATO-ja e gatshme t’i kundërpërgjigjemi dhunës eventuale

NATO-ja e gatshme t’i kundërpërgjigjemi dhunës eventuale

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, u pajtuan, të premten, që të mbajnë një forcë të fuqishme paqeruajtëse në Kosovë, që do të jetë e gatshme t’i kundërpërgjigjet dhunës eventuale, gjatë periudhës kur pritet përcaktimi i statusit të Kosovës, pas dështimit të negociatave ndërmjet Prishtinës e Beogradit, të udhëhequra nga Treshja ndërkombëtare.

"NATO-ja do të përgjigjet me vendosmëri ndaj çfarëdo përpjekjeje për rrezikimin e sigurisë të secilit popull në Kosovë", thuhet në kumtesën nga ky takim.

Ndërkaq sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, siç bën të ditur Evropa e Lirë, ndër të tjera është shprehur: “Lidhur me Kosovën, kemi afirmuar unitetin tonë në lidhje me vazhdimësinë e Rezolutës 1244, për qëllimet tona, për ta mbajtur KFOR-in në terren, pa reduktimin e nivelit të trupave, që të lejojmë komandantët tanë ushtarakë që të bëjnë planifikimet e domosdoshme për situata të paparashikueshme".

Para fillimit të takimit, sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veri-atlantike, Jaap De Hoop Scheffer tha se, "NATO-ja e vazhdon përkushtimin e saj se siguria dhe stabiliteti i rajonit mbetet çështje kryesore dhe se do të veprojmë vendosmërisht kundër secilit që synon të përdorë dhunë".


Ai më tutje u shpreh se "pavarësisht nga përfundimi i procesit për status, Kosova do të mbetet vend ku shqiptarët dhe serbët e Kosovës dhe të tjerët do të mund të jetojnë të lirë, së bashku, në paqe, pa frikë dhe pa kërcënime".

Sekretari i jashtëm britanik, David Miliband, tha para takimit se beson se, "mund të arrijmë një shkallë të lartë të unitetit lidhur me çështjen e Kosovës".

Ndërkaq, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, pas takimit me kolegët e vendeve anëtare të NATO-s, në Bruksel, tërhoqi vërejtjen se çfarëdo zgjidhje për statusin e Kosovës, që nuk është brenda kornizës së Kombeve të Bashkuara do ta çojë Evropën në "në një tatëpjetë të rrëshqitshme kah jostabiliteti”.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori