LAJMI I FUNDIT:

NATO-ja do t’i mbajë trupat në Kosovë

NATO-ja do t’i mbajë trupat në Kosovë

Ministrat e jashtëm të NATO-s kanë filluar bisedimet në Bruksel gjatë të cilave pritet të konfirmojnë se Aleanca do të vazhdojë të mbajë forcat e saj në Kosovë në nivelin e tanishëm edhe pas kalimit të afatit të ditës së hënë që shënon përfundimin pa marrëveshje të bisedimeve për Kosovën.

Në fjalimin e tij të hapjes sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, tha se organizata ishte e angazhuar për të ruajtur qëndrueshmërinë në rajon dhe se do të veprojë me vendosmëri kundër atyre që përdorin dhunë.

NATO ka tani rreth 16 mijë trupa në Kosovë. Ministrat e Jashtëm pritet të bien dakord që ato të qëndrojnë atje.

Ndërsa bisedimet Prishtinë-Beograd përfunduan pa marrëveshje burime të NATO-s thonë se ato shpresojnë se angazhimi për t’i mbajtur trupat atje do të ketë një ndikim qetësues.


Tani pritet që gjatë vitit të ri Kosova të shpallë pavarësinë – një hap që kundërshtohet nga Serbia dhe Rusia.

Takimi do të jetë gjithashtu një mundësi për të provuar marrëdhëniet midis NATO-s dhe Moskës ndërsa ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, pritet të vizitojë selinë e NATO-s për herë të parë që kur presidenti Vladimir Putin nënshkroi ligjin për pezullimin e pjesëmarrjes së Rusisë në Traktatin që kufizon Forcat Konvencionale në Evropë.

Në fakt e ardhmja e Kosovës do të jetë një nga çështjet që mund të ngrihen kur ministri i Jashtëm rus të bashkohet me homologët e tij të NATO-s.

Zyrtarët e NATO-s thonë se nuk presin ndonjë përparim në fushat ku ka mosmarrëveshje me Rusinë por ata thonë se do të ndjekin me kujdes sinjalet që do të dërgojë Lavrov. /bbc/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori