Rafaele Imperiale, një trafikant droge i shndërruar në informator, i ka dorëzuar autoriteteve italiane një ishull artificial që zotëron në brigjet e Dubait, me shpresën se do të marrë dënim më të vogël me burg.
Ky informacion u publikua gjatë gjyqit në Napoli të hënën. Fjala është për procesin gjyqësor në të cilin akuzohen rreth 20 të pandehur, përfshirë Imperiale, i njohur si Boss dei Van Gogh (Il boss dei Van Gogh), një trafikant famëkeq ndërkombëtar droge që ishte bosi i Camorra, një organizatë kriminale napolitane.
Ai ishte në arrati për pesë vjet dhe u arrestua në Dubai në gusht 2021, dhe u ekstradua në Itali në mars të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Sipas hetuesve, ai bleu një ishull të quajtur Tajvan ndërsa ishte fshehur. Vlera e ishullit vlerësohet nga 60 deri në 80 milionë euro, dhe është pjesë e një arkipelagu artificial në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe të quajtur Bota dhe i formuar si një hartë e globit.
Guardian shkruan se Imperiale po përpiqet të tregojë gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me autoritetet me shpresën për të marrë një dënim më të vogël.
“Është e qartë se Imperiale kërkon një dënim më të lehtë. Ne po vlerësojmë vlefshmërinë e deklaratave të tij, por duket se nuk ka dyshim për vërtetësinë e tyre”, tha prokurori Mauricio de Marco.
Imperiale e filloi karrierën e tij kriminale në një kafene në Amsterdam, ku shiste kanabis.
Ai besohet të ketë qenë lideri i një superkarteli të supozuar të drogës, së bashku me ish-kriminelin holandez më të kërkuar Riduan Taghi dhe bosin e bandës irlandeze Daniel Kinahan.
Daniel Kinahan, babai i tij Christopher dhe vëllai i tij Christopher Jr janë ende të lirë, pavarësisht një shpërblimi prej 5 milionë dollarësh për arrestimin e tyre.
Autoritetet italiane e konsiderojnë këtë grup kriminal një nga 50 kartelet më të mëdha të drogës në botë, me monopolin e kokainës peruane.
Imperiale, i cili gëzonte një mënyrë jetese luksoze në Dubai dhe shpenzonte 400 mijë euro në muaj, fitoi pseudonimin Boss Van Gogh sepse zotëronte dy piktura të vjedhura, me vlerë të artistit holandez.
Për të demonstruar gatishmërinë e tij për t’u bërë informator, Imperial ua ktheu fotografitë autoriteteve gjyqësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A mundet SHBA-ja t’ia “vrasë” armët Evropës – ekspertët shprehin shqetësimin për “çelësin e vdekjes”

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

G7 paralajmëron Rusinë: Pranoni armëpushimin ose do të pasojnë sanksione të reja

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës