LAJMI I FUNDIT:

Nagavci, LDK-së: Ka kohë deri në nisje të seancës, jemi për të gjetur zgjidhje

Nagavci, LDK-së: Ka kohë deri në nisje të seancës, jemi për të gjetur zgjidhje
Arbërie Nagavci nga LVV në një intervistë për Telegrafi.com/Foto: Ridvan Slivova

Deputetja e lëvizjes Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci sot theksoi se interesi i vendit është krijimi i menjëhershëm i institucioneve, hapja rrugë profesionistëve e vendosja e standardeve të reja në qeverisje, në udhëheqje, në drejtësi, gjithandej në shoqëri dhe se nuk ka kohë për të humbur.

Nagavci në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se pret që diskutimet të jenë të bazuara në interesin e vendit dhe shprehu besimin se në LDK ka të tillë që e duan ndryshimin e menjëhershëm që i nevojitet vendit.

Lexoni të plotë postimin e Nagavcit:


“Dua të besoj se në LDK ka të tillë që e duan ndryshimin e menjëhershëm që i nevojitet vendit.

Dua të besoj se deklarimet elektorale s’kanë qenë farsë e fjalë koti.

Dua të besoj se ka zëra e mendje racionale që marrin vendime në të mirë të vendit.

Këta zëra duhet t’i dëgjojmë sot, tani.

Pres që diskutimet të jenë të bazuara në interesin e vendit.

E interesi i vendit është krijimi i menjëhershëm i institucioneve, hapja rrugë profesionistëve e vendosja e standardeve të reja në qeverisje, në udhëheqje, në drejtësi, gjithandej në shoqëri.

Nuk kemi kohë për të humbur, nuk kemi luksin të dekurajojmë rininë e as nevojë të mobilizohemi dhe një herë për zgjedhje.

Energjia që do të shpenzohej për të na sjellë në të njëjtën situatë, ku LV! del sërish e para, ( edhe pse me siguri me numër më të madh të deputetëve) do duhej orientuar në mirëqeverisje që tani. Kemi shumë punë përpara.

Ka kohë akoma deri te fillimi i seancës. Pas kësaj vazhdohet me tjera afate. Ne jemi për të gjetur zgjidhje, por jo përtej çdo racionaliteti”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori