LAJMI I FUNDIT:

Nafta, sërish ngritje e çmimit

Nafta, sërish ngritje e çmimit

Lajmërimi i tërheqjes së trupave ruse nga Gjeorgjia, ka dhënë efekt negativ në tregun e naftës. Tensionet midis SHBA-ve dhe Rusisë rrezikojnë të mbajnë në nivel të lartë çmimet e naftës.

Çmimi i naftës bruto amerikane u rrit me 83 centë ose 0.72% duke arritur në 115,42 dollarë për barrel ndërkohë që nafta brent u rrit me 96 centë duke u shitur 114,88 dollarë për barrel.

Pas 11 korrikut, datë kjo në të cilën janë regjistruar rekordet absolute 147.27 dollarë, çmimet e naftës janë ulur me 22 % ku ngritja e çmimit kishte ndikuar negativisht në konsum.

Analistët vlerësojnë se ngritja e çmimit të naftës është çështje teknike.


Një ulje e çmimit të naftës të premtën e kaluar erdhi si pasojë e ngritjës së dollarit si dhe nga publikimi i dy raporteve, raporte këto që tregonin rritjen e prodhimit nga ana e Opek dhe për rënien e konsumit.