LAJMI I FUNDIT:

Nafta mbi 74 dollarë, shqyrtohet ulja e prodhimit

Nafta mbi 74 dollarë, shqyrtohet ulja e prodhimit

Nafta sot në bursat ndërkombëtare shitet me çmim mbi 74 dollarë për fuçi, ngaqe investitorët presin që Organizata e vendeve eksportuese të naftës (OPEC) do të tentoj që ta ndalojë rënien tremujore të çmimit të naftës duke ulur prodhimin në kuotën e më së paku një milionë fuçi në ditë.

Çmimi i naftës së “lehtë” amerikane për porositë e nëntorit në bursën e Nju Jorkut shitet me 74.13 dollarë për fuçi, pas rritjes së mbrëmshme për 2.40 dollarë, ndersa nafta e lehte evropiane në bursën e Londrës është liruar për 62 centë, në 71.41 dollarë për fuçi.