LAJMI I FUNDIT:

Nafta bie në 95 dollarë

Nafta bie në 95 dollarë

Megjith uljen e prodhimit të naftës nga ana e Organizatës së Prodhuesve të Naftës, OPEK, çmimet e naftës kanë vazhduar të ulen në bursat ndërkombëtare.

Çmimi i naftës amerikane në bursat aziatike ka rënë nën 99 dollarë për fuçi, pasi uragani Ajk shkaktoi dëme shumë të vogla ne infrastrukturën e naftës në Teksas.

Nafta të hënën në bursat aziatike u lirua për 2,28 dollarë për fuçi dhe tani kushton 98,90 dollarë.

Ndërsa, nafta brent e Detit të Veriut në bursën e Londrës humbi 1,85 dollarë nga vlera dhe u lirua në 95,73 dollarë për barel që është e barabartë me 159 litra.


Uragani Ajk dëmtoi dhjetëra platforma të naftës në Gjirin e Meksikës, prej gjithsej 3.800 platformave por dëmet ishin shumë më të vogla se parashikimet.