LAJMI I FUNDIT:

Nafta arrin çmimin më të ulët që nga filimi vitit 2007

Nafta arrin çmimin më të ulët që nga filimi vitit 2007

Çmimet e naftës në bursat botërore u ulën në shkallë më të ulët që nga filiii i vitit 2007, si rezultt i druajtjeve nga rënia e krizës ekonomike globale në recesion dhe nga ulja e shpenzimit.

Nafta e Detit Verior për dërgesën e dhjetort në bursën në Londër u lirua për nën 1,5 dollarë në 54,37 dollar për barel, që është çmimi më i ulët i "brentit" evropian nga janari i vitit 2007.

Nafta e lehtë amerikane , gjithashtu për dërgesën e dhjetorit, u lirua për rreth 1,5 dollarë në 57,90 dollarë për barel, që është çmimi i saj më i ulët nga marsi i vitit 2007.

Ulja e sotme e çmimit të naftës pason pas rënies së djeshme për mbi tre dollarë për barel. Çmimet e deritanishme të naftës janë rreth 60 për qind më të ulëta se vlerat rekorde nga mbi 147 dollarë për barel të realizuara në gjysmën e parë të korrikut të këtij viti.


Analistët vlerësojnë se gjendja e përkeqësuar ekonomike globale, rezulton me uljen e shpenzimit të naftës që përsëri kontribun për rënien e çmimit të saj.

Presion plotësues mbi çmimin e naftës ka bërë edhe deklarata se gjigandi amerikan i automjeteve "General Motors" ballafaqohet me bankrot të mundshëm.