LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Zhvillimi ekonomik prioritet i Qeverisë

Mustafa: Zhvillimi ekonomik prioritet i Qeverisë

Kryeministri Isa Mustafa, priti sot në takim ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, jorezident për Kosovën, Daniel Maksymiuk. Gjatë takimit, Mustafa dhe ambasadori Maksymiuk, biseduan për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë gjatë këtij viti dhe rezultatet konkrete të arritura në integrimet evropiane, në zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, e fusha të tjera.

Po ashtu, theksoi se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë ta ketë prioritet qendror zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, forcimin e shtetit ligjor, integrimet evropiane si dhe reformat në kuadër të zhvillimit të vendit.


Mustafa çmoi mbështetjen e madhe që Kanadaja ka dhënë për Kosovën në të gjitha fazat, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçmas në fushën e zhvillimit ekonomik dhe investimeve kanadeze në Kosovë.

Ambasadori i Kanadasë, Daniel Maksymiuk, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e shtetit të tij për thellimin e relacioneve me Kosovën.

Ambasadori Maksymiuk, po ashtu, shprehu përkushtimin e Kanadasë për bashkëpunim në zhvillimin ekonomik dhe në mundësitë e investimeve nga bizneset kanadeze në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori