LAJMI I FUNDIT:

Mustafa vizitoi degën e LDK-së në Drenas

Mustafa vizitoi degën e LDK-së në Drenas

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, vizitoi sot Degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Drenas.

Kryetari Mustafa përgëzoi udhëheqjen e LDK-së në Drenas me rastin e përfundimit të suksesshëm të zgjedhjeve në Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë.

Kryesia e LDK-së në Drenas dhe përfaqësuesit e forumeve e njoftuan Kryetarin Mustafa me procesin zgjedhor nëpër nëndegët e LDK-së, duke theksuar interesimin e shtuar të të rinjve për këtë proces.


Të pranishmit gjithashtu përgëzuan Kryetarin Mustafa për punën e Qeverisë dhe kërkuan që të vazhdohet me implementimin e Programit Qeverisës, pasi që efektet ekonomike tashmë po vërehen. /Telegrafi/