LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Serbia kurrë s’ka pasur – as ingerencë e as kompetencë për Trepçën e pronat tjera të Kosovës.

Mustafa: Serbia kurrë s’ka pasur – as ingerencë e as kompetencë për Trepçën e pronat tjera të Kosovës.

Deputeti i LDK-së, e njohësi i çështjeve ekonomike Muhamet Mustafa i ka cilësuar si një nga blofet e radhës të qeveritarëve të Serbisë, raportin e tyre me “Trepçën”.

Ai ka kujtuar se ata e kanë quajtur pronë të vetën gjithë Kosovën dhe pronën e saj, po kjo ka përfunduar me çlirimin e Kosovës.

“Pastaj, pas bisedimeve të Vjenës në Planin gjithëpërfshirës të Ahtisarit, të pranuar nga gjithë faktorët relevantë ndërkombëtarë, është përcaktuar qartë se ‘E gjithë prona brenda kufijve të Kosovës i takon popullit të Kosovës’ që është baza themelore e pavarësisë së njohur nga 108 vende dhe kjo është e përcaktuar qartë në Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Mustafa.


Ai ka thënë tutje se as me Kushtetutën e ish Jugosllavisë, Serbia nuk ka pasur asnjë ingerencë as kompetencë lidhur me Trepçën as pronën e Kosovës.

“Tash nuk turpërohen që për argumente të marrin atë që bëri regjimi i Millosheviqit që në kundërshtim me gjithë normat kushtetuese të asaj kohe dhe normat ndërkombëtare e okupoi edhe Trepçën si gjithë institucionet dhe ndërmarrjet, krijoi fonde fantome (blofe) dhe ua bashkëngjiti me dhunë edhe Trepçën, duke i krijuar në mënyrë fiktive atij Fondi në Trepçë”, ka thënë Mustafa, raporton koha.net.

Por, sipas tij, gjithë ato Ligje bashkësia ndërkombëtare i ka shpallë të pazbatueshme në Kosovë, pasi që ishin diskriminuese, teksa propozon të merret parasysh Ligji mbi AKM , UNMIK.

“Vuçiq dhe ministrat e zëdhënësit e tij, në vend që të turpërohen nga këto akte të regjimit të Millosheviqit, i marrin ato si gjoja argumente. Është e vërtetë se Serbia dhe Kosova kanë llogari të papastruara ekonomike dhe duhet ta bëjnë procesin e sukcesionit, ku Serbia duhet të zhdëmtojë për dëmet që i ka bërë gjatë viteve 90 dhe gjatë luftës – të zhdëmtojë pronën e shkatërruar private, kursimet, pensionet e pagat për punëtorët e përjashtuar nga puna mbi baza etnike. Ata e dinë faturën që u është prezantuar në Vjenë, prandaj bëjnë tash zhurmë”, ka thënë Mustafa.

“Kur është fjala për Trepçën, kreditori më i madh, mbi 500 milionë euro, janë punëtorët e Trepçës, për pagat e humbura nga përjashtimi i tyre nga puna në kohën e Milloshviqit, dhe këto duhet t’i paguajë Qeveria serbe, njëlloj siç duhet të paguajë edhe kreditë që është dashur të shlyhen gjatë viteve 90, pasi që pas përvetësimit dhe okupimit ka qeverisë asetet, ndaj duhet të shlyejë edhe obligimet për vitet 90”, ka shtuar më tej ai.

Projektiligji që tanimë është në procedurë në Kuvend duhet ta nxjerr Trepçën nga rreziku i procesit të falimentimit dhe ta fut atë në binarë të konsolidimit, si një organizatë unike që u takon vetëm qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie dhe pa asnjë diskriminim që e kemi provuar nga Qeveria serbe.

“Kurse për kërkesat reale e legjitime të kreditorëve, Kosova ka legjislacionin më të avancuar në rajon dhe ato do të adresohen me standarde ndërkombëtare”, ka thënë Mustafa.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori