LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Rritja e pensioneve nga 1 janari 2016

Mustafa: Rritja e pensioneve nga 1 janari 2016

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot në takim drejtuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, të kryesuar nga kryetari Shaban Kajtazi, sekretari Hasan Berisha, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Prishtinë, Shaip Vitija, dhe Mybera Kasumi, kryetare e Gruas Pensioniste të Kosovës.

Në takim, ku ishin të pranishëm edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, kryeministri Mustafa bëri të ditur se Qeveria e Kosovës ka siguruar 23 milionë euro shtesë për pensionet, me të cilat prej 1 janarit të vitit 2016, do të bëhet rritja e pensioneve për pensionistët kontributdhënës në Republikën e Kosovës.

“Pas një pune intensive që është bërë nga Qeveria dhe ministritë përkatëse, menaxhimit të mirë të mjeteve financiare, si dhe rritjes së përkushtimit për avancimin e politikave që i prekin këto kategori, është arritur që të sigurohen këto mjete, me të cilat do të bëhet rritja e pensioneve përkatëse”, theksoi kryeministri Isa Mustafa, duke bërë të ditur se në këtë drejtim janë bërë edhe konsultat e nevojshme me FMN-në.


Kryeministri Isa Mustafa po ashtu ka bërë të ditur se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe ministri Abrashi do të punojnë maksimalisht, në mënyrë që deri në fund të nëntorit të kryhen të gjitha proceduarat dhe që më pas të bëhet edhe kategorizimi dhe që, duke filluar nga 1 janari, gjithçka të jetë gati dhe të fillohet implementimi i rritjes përkatëse.

Kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, në emër të pensionistëve të Kosovës, e ka falënderuar kryeministrin Isa Mustafa për këtë lajm shumë pozitiv për sigurimin e mjeteve nga ana e Qeverisë për rritjen e pensioneve, por edhe për angazhimin e vazhdueshëm për përmirësimin e kushteve të tjera për pensionistët.

Duke vlerësuar mbështetjen që po jep Qeveria e Kosovës për pensionistët e të gjitha kategorive, përfaqësuesit e pensionistëve kosovarë kërkuan shqyrtimin e mundësisë që të mbulohen shpenzimet edhe për qendrat komunale të pensionistëve nëpër Kosovë, ku mblidhen dhe kalojnë një pjesë të kohës pensionistët kosovarë.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka premtuar se do të shqyrtojë mundësitë për të ofruar përkrahje konkrete edhe për qendrat komunale të pensionistëve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori