LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Premtuan 120 deri 250 mijë vende pune

Mustafa: Premtuan 120 deri 250 mijë vende pune

Deputeti i LDK-së dhe profesori i ekonomisë Muhamet Mustafa ka thënë se nuk ka statistika të sakta për punësimin dhe papunësinë në Kosovë. Ai më pas ka shtuar se askush nuk duhet të shërbeje me statistika për të marr poenë politik, pasi sipas tij, në rrëmujën e madhe të luftës politike në Kosove thuaja asgjë nuk mbetet jashtë përdorimit dhe keqpërdorimit.

Ai ka thënë se gjithë çka ka kuptim është se partnereve të koalicionit duhet tu përkujtohet, madje shpesh, se premtuan se do të punësojnë 120 250 mijë veta, e jo të mblidhen këta numra . Te tjerat janë manipulime.

Ky është postimi i plotë i Muhamet Mustafës në profilin e tij në Facebook:

Ne rrëmujën e madhe të luftës politike në Kosovë thuaja asgjë nuk mbetet jashtë përdorimit dhe keqpërdorimit . Kështu po ndodhë edhe me statistikat e punësimit. U bë një pështjellim e mbi numrin e të punësuarve sivjet. Ministri i punës dhe mirëqenies sociale deklaroi se sivjet nëpërmjet ndërmjetësimit te zyrave të punësimit kane zënë punë afro 4000 persona. Kjo u shërben kundërshtareve te tij politike që të gëzohen se u erdhi një argument ne kohen e duhur, për ti përkujtuar premtimet elektorale për punësimin 120.000 vetave.


Bile një ekonomist i promovuar me gjithë pompozitet disa vite edhe para se te hynte në politikë bëri edhe një bravuroze prej shkathtësie manipulimi te opinionit duke mbledhë 120.000 vende pune te premtuara nga LDK dhe 200.000 vende pune te premtuara nga PDK, dhe tha se ju keni premtuar te punësoni 320.000 vende pune (!). Nuk di se pse nuk i shtoi premtimet edhe të AAK që lëviznin prej 170000 – 250000 sipas nevojës e rastit të garës me premtime te papërgjegjshme. Lufta politike nuk mund ta anashkaloje edhe krijimin e vendeve të punës dhe me të drejte sidomos qeveria duhet të mbahet përgjegjëse për këtë.

Po manipulimet e tilla me numrat e bëjnë qesharake edhe debatin për këtë. Gjithçka ka kuptim është se partnereve te Koalicionit duhet tu përkujtohet, madje shpesh, se premtuan se do të punësojnë 120.000 -250.000 vende pune e jot e mblidhen këta numra . Te tjerat janë manipulime.

Kosova nuk ka statistika rreth punësimit. Ka statistika, madje edhe ato të diskutueshme rreth papunësisë. Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk ka dhe rrjedhimisht nuk publikon statistika mbi atë se sa vete kanë zënë punë dhe sa të tjerë kanë humbur punën. Dhe ky është një absurditet i llojit të vete për një vend me kaq problem rreth punësimit. Për këtë disa herë kam folur në Kuvend gjatë 5 viteve të fundit . Ne vesh të shurdhër. Shpresoj që kjo të ndryshoje këtë vit që po hyjmë për pakë ditë. Do të insistoj tash me përgjegjësi më të madhe edhe si kryetar i një Komisioni Kuvendor që ka prioritet rritjen ekonomike dhe gjenerimin e vendeve të punës. Unë për vete isha i befasuar këndshëm se nëpërmjet zyrave të punësimit qenkan punësuar afro 4000 veta.

Kam menduar se është me pak. Këto zyra ende nuk janë afirmuar e as aftësuar qe ta kryejnë mirë funksionin e tyre. Kur po e diskutoja ketë çështje dje me disa kolege erdhëm te vlerësimi se për dallim nga vendet ku institucionet e tregut të punës funksionojnë mirë, ku nëpërmjet këtyre zyrave punësohet mbi 70% e ndoshta edhe 80% të atyre që gjejnë një vend pune. Sipas vlerësimeve në Kosovë kjo duhet të jetë diku midis 20-25% . Shihni kush nga familja juaj ka gjetur punë nëpërmjet këtyre zyrave! Rrjedhimisht pra duhet të kishim midis 15000 – 20000 që kanë hyrë në pune. Prej këtu duhet të zbresim ata që kanë humbur punën për shkaqe të ndryshme.

As për ketë nuk ka statistika. Por po ashtu me një vlerësim intuite të prirë nga disa indikacione punësimi në Kosovë mund të jetë rritur për 15000 veta, me një variacion prej 2000 më shumë ose 2000 më pak. Në Kosovë krijohen rreth 10000 biznese të reja brenda vitit, 3000 të tjera shuhen. Më thanë se vetëm në një portal punë janë shpallur 10000 vende pune nëpërmjet konkurseve të tyre.

Pra me vlerësime racionale numrit prej 4000 te zënëve me pune nëpërmjet zyrave te punësimit duhet të rritet 3 deri në 5 herë , kur vlerësohet punësimi i përgjithshëm. Natyrisht kjo nuk është për lëvdata sepse nevojat janë shumë më të mëdha e edhe premtimet elektorale me konservative të LDK ( në krahasim me të tjerët) për punësim te ri nga 25000 vende te reja pune ne vit dhe 5000 vende pune qe lirohen nga pensionistet qe do ta jepte hyrje në punë të 30000 vetave, që për 4 vite e sjell punimin afër premtimeve elektorale. Unë e kam mbështetur këtë projeksion të LDK, ai është i arritshëm brenda modelit ekonomik dhe politikave ekonomike që kemi promovuar dhe filluar t’i realizojmë, ndonëse me një ritëm të ngadalshëm në këtë “vit te mbrapshte” siç ka shkruar Muhamet Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori