LAJMI I FUNDIT:

Mustafa flet për videon e Kurtit, thotë se LDK nuk komunikon në atë mënyrë

Mustafa flet për videon e Kurtit, thotë se LDK nuk komunikon në atë mënyrë

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i është përgjigjur sot pyetjeve të gazetarëve lidhur me videon e së mërkurës mbrëma të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se LDK nuk komunikon në atë mënyrë.

Mustafa tha se nuk është nevoja të komunikohet në atë mënyrë, që dy tri përpara të bëhet videoja e pastaj para seancës t’i drejtohen popullit.

“Nuk komunikojmë ne ashtu. Ne nuk mund ta thërrasim Kurtin me i thanë çka tu dashtë tri ditë më parë me përgatitë videon, si po vjen me mua me bisedua, pas meje po përgatit videon. Nuk bëhen ato punë ashtu, nuk është sjellje jona as kulturë e jona. Po meqenëse jemi duke bërë bisedë për koalicion ne jemi të gatshëm çdo minutë të ulemi të bisedojmë, duke respektuar njëri-tjetrin. Sepse nuk kemi nevojë të bëjmë video dy tri ditë përpara e pastaj një natë para Kuvendit të dalim dhe t’i drejtohemi popullit”, tha Mustafa.


Kurti nëpërmjet një video njofton se negociatat LVV-LDK janë bllokuar një ditë para seancës konstituive të Kuvendit
Lexo po ashtu Kurti nëpërmjet një video njofton se negociatat LVV-LDK janë bllokuar një ditë para seancës konstituive të Kuvendit

Ai më tej shtoi se populli ua ka dhënë votën dhe e dinë përgjegjësinë që kanë.

“Populli na e ka dhënë votën, ne e dimë përgjegjësinë që na e kanë dhënë qytetarët. Këtë përgjegjësi do ta dërgojmë deri në fund. Populli nuk vjen ma na e bo qeverinë, qeverinë duhet me bo vet se pse duhet ta kemi përgjegjësinë ndaj votës”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori