LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Bashkëpunimi me Shqipërinë, i interesit të veçantë

Mustafa: Bashkëpunimi me Shqipërinë, i interesit të veçantë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Pas takimit, kryeministri Mustafa dhe kryeministri Rama kanë vlerësuar rezultatet pozitive që janë arritur deri më tani në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve duke shprehur përkushtimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit.

“Kisha kënaqësi të veçantë që sot të takohem me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin biseduam lidhur me shumë çështje. Vlerësuam bashkëpunimin tonë vëllazëror, por edhe bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës dhe institucioneve të Republikës së Shqipërisë si dhe bashkëpunimin ekonomik”, tha Mustafa.


“Vlerësuam, po ashtu, se kemi arritur mjaft në implementimin e marrëveshjeve të cilat i kemi nënshkruar vitin e kaluar dhe marrëveshjeve të cilat janë nënshkruar edhe në takimin e parë në Prizren, pastaj në takimin në Tiranë në shumë fusha, në fushën e ekonomisë, në fushën e arsimit, në fushën e shkencës, në fushën e kulturës, në fushën e bashkëpunimit tregtar. Do të vazhdojmë me takime të përbashkëta të dy qeverive dhe do të punojmë bashkërisht në përgatitjen e takimit të ardhshëm, në të cilin do të bëjmë një vlerësim të punëve të deritanishme, por edhe të aktiviteteve të cilat ne kemi interes t’i zhvillojmë si aktivitete të përbashkëta sepse vlerësojmë se bashkëpunimi me Shqipërinë është i interesit të veçantë për Republikën e Kosovës”, tha më tej, kryeministri i Kosovës.

Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha “Ishte kënaqësi për këtë vizitë 24 orëshe në Prishtinë, e cila sigurisht lidhet me domosdoshmërinë për të nderuar presidentin e ri, nesër në ceremoninë e inaugurimit, ta nisnim me këtë bashkëbisedim miqësor me kryeministrin, dhe të diskutonim mbi agjendën e mbledhjes së ardhshme të dy qeverive, bazuar në faktin që kemi një dakordësi të plotë, sepse këtë na e japin shifrat dhe provat, që ky proces i bashkëqeverisjes së problemeve dhe çështjeve të interesit të përbashkët, na ka dhënë rezultate shumë të mira”.

“Mjafton të shohim shifrat e shkëmbimeve tregtare dhe të eksportit në të dy anët e kufirit, për të kuptuar jo vetëm se sa shumë është bërë së bashku, por edhe se çfarë potenciali të madh ka, sepse ka ende probleme për t’u adresuar dhe çështje për t’u zgjidhur, në mënyrë që kjo hapësirë të jetë një hapësirë e lirë shkëmbimesh dhe një hapësirë ku përmes këtyre shkëmbimeve arrihet mirëqenia e popullit tonë në të dy anët”, tha Rama.

Ai më tej “… është me rëndësi të theksoj që ne përgatitemi për etapën e tretë të Procesit të Berlinit, që do të na çoj së bashku edhe me kryeministrat e rajonit këtë vit në Paris dhe jam shumë krenar që historia e suksesit në procesin e mbledhjeve të dy qeverive, është një arsye që ne të nxisim së bashku një proces më të gjerë rajonal për heqjen e barrierave jotarifore dhe për lehtësimin maksimal të shkëmbimeve mes njerëzve, mallrave, në mënyrë që të rrisim maksimalisht hapësirën e të gjithë sipërmarrjeve shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë, por edhe në rajon”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja tragjike e zyrtarit të FSK-së, Prokuroria e Prishtinës: Dyshohet se viktima ka rënë nga kati i 11-të i ndërtesës

Vdekja tragjike e zyrtarit të FSK-së, Prokuroria e Prishtinës: Dyshohet se viktima ka rënë nga kati i 11-të i ndërtesës

Lajme
Gazmend Muhaxheri i falë personat që e sulmuan, ndërmjetësues u bë Xhavit Haliti

Gazmend Muhaxheri i falë personat që e sulmuan, ndërmjetësues u bë Xhavit Haliti

Lajme
“Nuk kam qenë e dashura e tij, më përndiqte” – rrëfehet gruaja e plagosur në Korçë

“Nuk kam qenë e dashura e tij, më përndiqte” – rrëfehet gruaja e plagosur në Korçë

Lajme
Dështimi i konkurseve për gjyqtarë e prokurorë serb, kërkohet zgjidhje politike

Dështimi i konkurseve për gjyqtarë e prokurorë serb, kërkohet zgjidhje politike

Drejtësi
Gjendet 7-vjeçari që humbi në një mal të Novobërdës

Gjendet 7-vjeçari që humbi në një mal të Novobërdës

Lajme
Haradinaj: S’kam dashni të madhe ndaj PDK-së e LDK-së, por duhet ta heqim Kurtin nga pushteti

Haradinaj: S’kam dashni të madhe ndaj PDK-së e LDK-së, por duhet ta heqim Kurtin nga pushteti

Politikë
Kalo në kategori