LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Nëse institucionet e Kosovës kanë prova se Lista Serbe është organizatë terroriste, ajo duhet të shpallet si e tillë

Mushkolaj: Nëse institucionet e Kosovës kanë prova se Lista Serbe është organizatë terroriste, ajo duhet të shpallet si e tillë

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se nëse kanë prova që faktohet se Lista Serbe është organizatë terroriste nga institucionet e Rendit dhe Ligjit dhe të gjitha organet e tjera e Kosovës, atëherë duhet të shpallet si e tillë.

Mushkolaj në “Debat Plus” tha se veprimet e fundit të Vetëvendosjes lidhur me Listën Serbe dhe me KQZ-në janë bërë me vetëdije “të plotë” .

Analisti theksoi se veprimet e tilla nga Lëvizja Vetëvendosje janë shfrytëzuar për “fushatë dhe përfitime politike”.


“Lista Serbe dhe çështja e saj, Vetëvendosja e di se nuk është çështje e KQZ-së. KQZ-ja merr vendim pasi që institucionet e tjera mund të shpall si parti antikushtetuese. KQZ-së iu është lënë me të padrejtë barra apo fajësia për vendosjen ose jo, kundër ose pro të certifikimit të Listës Serbe, Vetëvendosja e ka ditur se KQZ-ja nuk mundet, ose mundet me marrë këtë vendim por pastaj i kthehet në instance të tjera, dhe e ka bërë me vetëdije të plotë”.

Mushkolaj thotë se LVV po tenton të krijojë përshtypjen se partitë tjera ishin pro certifikimit e këta kundër.

“”Sikurse që ishim kundër Listës serbe, por partitë e regjimit të vjetër ishin pro, dhe pa to nuk mundet me i ndalu certifikimit të Listës serbe. Ose na e ndaluam, por organet e regjimit të vjetër PZAP dhe Gjykata Supreme vendosën që me e kthy vendimin mbrapa”. Sikurse skena plotë shoë, kur deputetët e Listës Serbe shkuan për nënshkrim për vazhdimin e pagave, e Vetëvendosje kishe e kundërshtoi atë vazhdë. Lista Serbe ka shkuar edhe plotë here të tjera pas sulmit terrorist në Banjskë por nuk ka pasur reagime. Lëvizje Vetëvendosje shfrytëzon në kuadër të fushatës për përfitime politike”, tha Mushkolaj.

Mushkolaj theksoi se duhet të ketë “punë serioze” nga organet përgjegjëse të Kosovës për Listën Serbe.

“Me Listën serbe duhet seriozitet nga organet përgjegjëse. Nuk është çështje apo dëshirë e dikujt, apo vendimet e një organit siç është KQZ. Nëse ka prova të mjaftueshme nga Organet dhe institucionet e Kosovës se Lista Serbe është organizatë terroriste  dhe është dashtë të shpallet organizatë e tillë”, tha Mushkolaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Rikonstruohet vendi i ngjarjes në villën ku u vra polici në Zllatar

Rikonstruohet vendi i ngjarjes në villën ku u vra polici në Zllatar

Drejtësi
Përplasje mes Richard Grenell dhe Alfred Lelës pas akuzave për lobim në favor të Ramës

Përplasje mes Richard Grenell dhe Alfred Lelës pas akuzave për lobim në favor të Ramës

Lajme
Edhe dy ditë afat për nxjerrjen e dokumenteve të Kosovës mbi bazën e atyre serbe

Edhe dy ditë afat për nxjerrjen e dokumenteve të Kosovës mbi bazën e atyre serbe

Lajme
Ndalja e punimeve në sheshin

Ndalja e punimeve në sheshin "Xhorxh Bush", reagon Abdixhiku: Bllokues në shtet, bllokues në punë, Prishtina nuk ndalet

Lajme
Arabia Saudite nxjerr

Arabia Saudite nxjerr "fetva" për haxhin: Organizimi nga Kosova i takon vetëm Bashkësisë Islame

Lajme
Policia e Pejës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për tentim vrasje

Policia e Pejës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për tentim vrasje

Lajme
Kalo në kategori