LAJMI I FUNDIT:

Muriqi: Kemi mungesa, por duam fitore

Muriqi: Kemi mungesa, por duam fitore

Kosova ka vazhduar sot stërvitjet me intensitet të lartë për ndeshjen kundër Çekisë, e cila zhvillohet të shtunën në orën 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjatë stërvitjes së sotme përzgjedhësi Bernard Challandes ka punuar në dinamikën e lojës, duke i kushtuar vëmendje secilit repart, teksa ka kërkuar nga futbollistët që të jenë sa më vigjilent.

Disiplina në punë dhe harmonia në ekip janë të jashtëzakonshme, derisa dëshira për ta vazhduar serinë e sukseseve është e jashtëzakonshme. Fatmirësisht të gjithë futbollistët që janë në grumbullim janë në formë të mirë dhe nuk vuajnë nga lëndimet.


Edhe në stërvitjen e sotme pjesë e ekipit ishte futbollisti i Bolognas, Lirim Kastrati, i cili ishte grumbulluar me Kombëtaren U21.

Stërvitjen e sotme e kanë ndjekur një numër i konsiderueshëm i tifozëve, të cilët në shumë raste kanë duartrokitur aksionet e mira të Dardanëve në stërvitje, teksa afër futbollistëve ka qenë edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Pas stërvitjes së sotme në konferencë për media janë paraqitur Vedat Muriqi dhe Florent Hadërgjonaj.

Ata kanë shprehur optimizmin e tyre se përkundër shumë mungesave të rëndësishme në ekip për shkak të lëndimeve, do të arrijnë që të japin më të mirën e tyre dhe t’i gëzojnë tifozët me një fitore të radhës.

“Kemi mjaft mungesa, por kemi një grup që mund t’i përballojë këto mungesa. Po përgatitemi maksimalisht që të jemi plotësisht te gatshëm. Mendoj se ndeshja me Çekinë do të jetë vendimtare, pasi me fitore këtu e kalojmë më shumë se gjysmën e rrugës”, ka theksuar Muriqi.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori