LAJMI I FUNDIT:

Mundohet të vjedhë bankën me lugë

Mundohet të vjedhë bankën me lugë

Stafi i një banke ka refuzuar të japë paratë kur një vjedhës i kishte kërcënuar ata me një... lugë.

Një grabitës ka hyrë në një bankë në Lublin të Polonisë duke bërtitur se po e grabiste bankën.

Stafi i bankës dhe klientët ishin shtrirë përtokë derisa kanë kuptuar se ‘arma’ e tij ishte thjesht një lugë çeliku.

Pasi të gjithë kuptuan se vjedhësi nuk ishte i armatosur ai iku i përcjellë me të qeshurat e ‘viktimave’ të tij.


Sido që të jetë policia ka thënë se ‘grabitësi’ e ka thyer ligjin dhe tani është në kërkim. /Telegrafi/