LAJMI I FUNDIT:

MTI në prokurori për kabinat që nuk u përdorën kurrë

MTI në prokurori për kabinat që nuk u përdorën kurrë

Të vetmet që kanë mbetur në kryeqytet janë këto kabina që ishin vendosur për të ndihmuar orientimin e turistëve, të cilat gjithashtu janë të demoluara dhe nuk kanë funksionuar kurrë.

Kabina gjenden në afërsi të sheshit “Bill Clinton”, tek ura e “Kurrizit”, e që janë pjesë e projektit “Navigatori i Qytetit”.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në kohën kur udhëhiqej nga ministri Lutfi Zharku, pati investuar 113 mijë euro për këtë projekt. Ishte paraparë që në kuadër të projektit Navigatori i Qytetit apo siç njihet ndryshe si kiosku Informativ, të vendoseshin 12 kioske informative në tërë Kosovën.
Në korrik të 2008-ës madje ishte shpallur edhe fituesi i që do të bënte furnizimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve për Navigator të Qytetit. Kompania Ataq Consulting do të ishte përgjegjësja kryesore për implementimin e tij, shkruan Gazeta Fjala.


Projekti në fjalë “Navigatori i Qytetit” që filloi në vitin 2008 duket se nuk pati fare sukses.

Departamenti i Industrisë në MTI përmes zyrës për informim njoftoi se projekti navigatori i qytetit nuk u realizua asnjëherë. “Meqenëse ky projekt nuk është realizuar asnjëherë në tërësi (konform kontratës), komisioni i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë , në vitin 2011 ka rekomanduar që puna rreth projektit “Navigatori i Qytetit” të ndërpritet”, thuhet në përgjigjen e departamentit të industrisë.

Gjashtë vite pas, lidhur me mos realizimin e këtij projekti lënda gjendet në Prokurorinë e Prishtinës. “Lënda për këtë projekt është në Prokurorinë Themelore, prandaj nuk mund të japim të dhëna të tjera, të cilat do të pengonin hetimet”, thuhet në përgjigjen e MTI-së.
Gazeta Fjala ka kërkuar të dijë nga prokuroria themelore e Prishtinës se ku kanë mbetur procedurat rreth kësaj lënde, mirëpo sipas zëdhënësit të saj Ekrem Lutfiut është e pamundur që të gjendet lënda pa numër të dosjes.

Numrin e dosjes e as datën kur është proceduar kjo çështje nuk e kanë ofruar Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Kështu kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, përveç që nuk ka “Navigatori të Qytetit” funksional, nuk ka as Zyrë Informuese Turistike.

Mungesa e navigatorëve dhe zyrave paraqet pengesë për të gjithë vizitorët që vijnë në kryeqytet e që nuk kanë ku të marrin informacione. /Gazeta Fjala/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori