LAJMI I FUNDIT:

MPJ informon për ngjarjet në Barcelonë

MPJ informon për ngjarjet në Barcelonë

Nga Ministria e Punëve të Jashtme informojnë se deri në ora 20:30 sonte nuk kanë informata për qytetarë të lënduar të Maqedonisë në sulmin e ndodhur në Barcelonë, njofton Telegrafi Maqedoni.

‘Duke marrë parasysh seriozitetin e gjendjes, për momentin është rënduar komunikimi me institucionet relevante në Spanjë, por ambasada e Maqedonisë mundohet të marrë informata të vazhdueshme dhe precize për ngjarjen dhe mundësinë e shtetasve të lënduar të Maqedonisë’, thuhet në kumtesën e MPJ-së.


MPJ jep numrat 00 34 620 126 308 – numri i ambasadës së Maqedonisë në Spanjë për informata në lidhje me persona të afërm./Telegrafi/