LAJMI I FUNDIT:

Mozzik lanson një këngë të ndjeshme kushtuar nënës dhe familjes

Mozzik lanson një këngë të ndjeshme kushtuar nënës dhe familjes
Mozzik (Foto: Instagram/Mozzik)

“Nana” është titulli i këngës më të re, të cilën e ka lansuar Mozzik dhe e ka shoqëruar me videoklip.

Si gjithmonë, për tekstin e këngës është kujdesur vet reperi, i cili përpiqet të shprehë emocionet reale për gjërat më të çmuara në jetë.

Ky projekt është prodhim i Li dhe Macloud që kanë bërë muzikën dhe miksim, ndërsa Milian Mastering e ka bërë masterizimin e këngës.


“E mbyllim këtë vit me një këngë duke i shprehur emocionet reale që mendoj se secili varg dhe fjalë ka peshën e vet”.

Lajmet për MOZZIK
Lexo po ashtu Lajmet për MOZZIK

“Nënë, kur numëroj gjërat e çmuara që kam në jetë, ty të numëroj dy herë. Është e vetmja fjalë që shkruhet NËNË, e lexohet dashuri”, ka shkruar reperi në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BrbPff7lpGQ/

Përmendim se “Ghetto” është projekti më i fundit muzikor i publikuar nga Mozzik në fund të muajit nëntor.

Dy javë pas lansimit, videoklipi i kësaj kënge është pëlqyer shumë nga fansat e tij, saqë ka arritur afro 2.3 milionë shikime në YouTube.

Ndërkaq, në muajin tetor, Gramoz Aliu (emri i vërtetë i reperit) solli bashkëpunimin e radhës me vëllanë e tij, Getinjo. “Para Siempre” po ashtu është pritur shumë mirë. /Telegrafi/