LAJMI I FUNDIT:

Mozzik: Ka virus, COVID-19 e kemi kudo

Mozzik: Ka virus, COVID-19 e kemi kudo
Mozzik (Foto: Instagram/mozzik)

Rep-artisti me prejardhje nga Ferizaji, Mozzik, është njëra ndër më të komentuarit ndonjëherë.

Ai përmes rrjeteve sociale i ofron mundësinë ndjekësve të tij të shohin më afër përshtatshmërinë e tij, përfshirë edhe projektet muzikore.

Së fundmi, postimi i tij i fundit nuk ka të bëjë me asnjërën nga lartcekurat, por me mbrojtjen nga pandemia coronavirus.


https://www.instagram.com/p/CCoGg4GFdgA/

Duke përdorur rrjetin social Instagram, Mozzik ka publikuar një video ndërsa shihet duke vendosur maskën, teksa ka shpërndarë një mesazh sensibilizues.

“Ka virus. COVID-19 e kemi kudo, ju lutem të gjithëve të mbani maskat. Rrespektoni rregullat. Edhe njëherë, ka virus”, ka shkruar ai në përshkrim.

https://www.instagram.com/p/CCn8lYtlXyL/

Ndërkaq, ai ka paralajmëruar edhe këngën e dytë të albumit “MozzArt”, që do të publikohet me datën 17 korrik. /Telegrafi/