LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Ronaldo si Zanetti

Mourinho: Ronaldo si Zanetti

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka përgëzuar ‘mikun’ e tij Sir Alex Ferguson, për punën që ka bërë me ish-superyllin e Manchester United, Cristiano Ronaldo, duke e krahasuar këtë të fundit me legjendën e Interit, Javier Zanetti.

“Jorge Mendes (agjenti i Mourinhos dhe Ronaldos) punon me mua dhe me Ronaldon dhe ne gjithmonë flasim shumë për Cristianon. Për më shumë, ka pak trajnerë të cilët i kam miq dhe Sir Alex Ferguson është një prej tyre. Me të bisedova gjithashtu për Ronaldon”.

“Ai më tha se ‘djaloshi’ siç e quan ai, ka mënyrë të çmendur të punës. Pasi e pashë për së afërmi, mendoj se është mbresëlënëse për një lojtar si ai që asnjë nuk e ka statusin si të tij, të punojë më shumë se ai”.

“Unë kam pasur shumë lojtarë me përvojë, shumë të moshuar, që ishin shembuj. Javier Zanetti, Ivan Cordoba, Marco Materazzi, gjithashtu e treguan këtë. Këtu e kam Cristianon dhe nga mënyra si punon, është e lehtë të kërkoj atë që dua nga të tjerët, duke parë përkushtimin në punë”, tha Mourinho për AS. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Prapaskenat e ndeshjes Kosovë - Qipro: Nga mesazhet e Dardanëve te problemet e Zhegrovës dhe kapiteni Vojvoda

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë - Qipro: Nga mesazhet e Dardanëve te problemet e Zhegrovës dhe kapiteni Vojvoda

Përfaqësuesja e Kosovës
Zhegrova flet pas zëvendësimit: I kërkova falje trajnerit, ndaj Rumanisë shkojmë vetëm për fitore

Zhegrova flet pas zëvendësimit: I kërkova falje trajnerit, ndaj Rumanisë shkojmë vetëm për fitore

Ndërkombëtare
Dardanët ‘godasin’ Armand Dukën me transparent në ndeshjen Kosovë-Qipro

Dardanët ‘godasin’ Armand Dukën me transparent në ndeshjen Kosovë-Qipro

Përfaqësuesja e Kosovës
Argjentina fiton me rezultat të thellë, Messi shkëlqen me tre gola e dy asistime

Argjentina fiton me rezultat të thellë, Messi shkëlqen me tre gola e dy asistime

Ndërkombëtare
Çekia ndalet nga Ukraina, situata e grupit të Shqipërisë dhe orari i ndeshjeve të nëntorit

Çekia ndalet nga Ukraina, situata e grupit të Shqipërisë dhe orari i ndeshjeve të nëntorit

Kombëtarja e Shqipërisë
Fitorja ndaj Qipros është historike, Kosova kurrë nuk ka marrë tre fitore radhazi

Fitorja ndaj Qipros është historike, Kosova kurrë nuk ka marrë tre fitore radhazi

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori