LAJMI I FUNDIT:

Moti i keq, dhjetëra fshatra pa energji elektrike në juglindje të Shqipërisë

Moti i keq, dhjetëra fshatra pa energji elektrike në juglindje të Shqipërisë

Më shumë se 40 fshatra të juglindjes së vendit, nga mëngjesi i ditës së sotme, janë pa energji elektrike. Shkak janë bërë kushtet e vështira atmosferike me reshje të shumta shiu, shoqëruar me erë të fortë në zonat malore.

Vetëm në njësinë administrative Gore, të Bashkisë së Maliqit, prej disa orësh kanë mungesë të energjisë elektrike 17 fshatra, ndërkohë që 3 fshatra në njësinë administrative Moglicë prej 3 ditësh janë pa energji elektrike.

Pa energji elektrike për shkak të stuhisë dhe shkarkimeve të shumta atmosferike, nga mëngjesi i sotëm janë dhe 12 fshatra të njësisë administrative Propotisht. E njëjta situatë paraqitet edhe në 5 fshatra në njësinë administrative Pojan, të Bashkisë së Maliqit, si dhe fshatra të tjerë të Bashkisë së Korçës, të cilët marrin furnizim nga i njëjti fidër.


Pa energji elektrike edhe fshatra të Bashkisë Devoll e Kolonjë, kryesisht të Devollit të Sipërm, por edhe ato të fushës. Kushtet e vështira atmosferike e bëjnë të vështirë këto orë të para të mëngjesit ndërhyrjen e specialistëve të OSSHE, por burime të siguruara thanë se ka pasur edhe stakime nga ana e operatorit të shpërndarjes për shkak të shkarkimeve atmosferike të shumta në këto zona. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori