Mospajtime në mes pushtetit dhe opozitës rreth zhvillimit ekonomik në Maqedoninë e Veriut
Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev, ka publikuar së fundmi të dhëna që sipas saj, flasin për mëkëmbjen e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, për herë të parë në pesë vitet e fundit. Kreu i Qeverisë, thotë se rezultatet janë evidente në të gjithë sektorët, ndërsa veçon rritjen e prodhimit bruto vendor dhe uljen e papunësisë.
“Masat ekonomike përfundimisht po japin rezultatet, ashtu sikur edhe politikat fiskale. Rritja e prodhimit bruto vendor në kuartalin e dytë arrin në 4.1 për qind, që është më i larti në krahasim me periudhën e njëjtë të pesë vjetëve të fundit. Gjithashtu, sipas të dhënave të Entit të Statistikës, kemi ulje të papunësisë në krahasim me periudhën e njëjtë të para dy vjetëve”.
“Tani ajo nga 22.6 qind ka zbritur në 17.8 për qind, pra janë hapur rreth 50 mijë vende pune. Kemi edhe rritje të prodhimtarisë industriale, të bujqësisë, e të sektorëve tjerë, ndërsa vazhdojnë edhe me politikën e rritjes së pagave, si të asaj minimale, ashtu edhe të pagës mesatare”, ka deklaruar Zaev.
Nga opozita, i hedhin poshtë të gjithë këto shifra të kreut të Qeverisë, ndërsa përmendin borxhin e pesë muajve të fundit, që, sipas OBRM-PDUKM-së, flet më së miri se ku ndodhet vendi në planin ekonomik.
“Për vetëm pesë muaj LSDM-ja ka futur në borxh shtetin dhe qytetarët me mbi 317 milionë euro. Përveç krimit dhe futjes së vendit në borxh, asgjë tjetër nuk ka bërë Qeveria e LSDM-së e udhëhequr nga Zoran Zaev”, ka thënë zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski.
Edhe njohësit e çështjeve ekonomike, nuk flasin me optimizëm sa i përket parametrave ekonomikë të vendit.
“Në janar të vitit 2019 kryefjalë kryesore e Qeverisë ishte kryesisht me prefiks ekonomik dhe se reformat dhe rezultatet do të jenë para së gjithash në ekonomi. Por, duke marrë për bazë dy kuartalet e këtij viti, nuk doli ashtu siç ishte premtuar, por ngelin ato rezultate që i kemi për momentin. Këtu ka implikime të ndryshme, mund të jetë ngecja e reformave në Gjyqësor, ngecja e reformave në politikën monetare, apo në politikën fiskale në përgjithësi”.
“Pra, besoj se ky vit nuk do të jetë i plotë sa i përket aspekteve ekonomike”, thotë Alaudin Zeqiri, profesor i ekonomisë në Universitetin e Tetovës.
Ai përmend edhe standardin e qytetarëve dhe ankesat gjithnjë me të theksuara nga rritja e çmimeve dhe morritja e pagave.
“Në qoftë se kemi një standard të shtrenjtë jetësor, e nga ana tjetër kemi një rritje shumë të ngadalshme të pagave, apo rritje në faza, kjo tregon qartë se do të presim akoma gjatë kohë që të bëhet një lloj baraspeshe mes çmimeve dhe pagave”, thotë Zeqiri.
Qeveria deri tani rritjen e pagave në administratën publike ku përveç shërbyesve publikë përfshihen edhe punonjësit në veprimtaritë arsimore, kulturore, shëndetësi e sfera tjera, e ka bërë në vjeshtë me një rritje prej 5 për qind.
Ajo së fundi ka miratuar një paketë sociale, por nga e cila do të përfitojnë kryesisht rastet sociale, ndërsa rritja më e madhe është bërë në pagën minimale, e cila tani arrin në rreth 12 mijë denarë, apo rreth 200 euro ndërkohë që shporta e konsumatorit për një familje katër anëtarëshe arrin në rreth 400 euro.
Premtimi kryesor i kryeministrit Zoran Zaev, gjatë fushatës elektorale ishte paga prej 500 eurosh për çdo punonjës të institucioneve, ndërsa aktualisht Maqedonia e Veriut është me pagën mesatare prej rreth 420 eurosh që është më e ulëta në rajon./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Shkup: Transportuesit privat nga e hëna përfshihen në komunikacion, por jo me kapacitet të plotë
“Lagështi dhe ftohtë në burgun e Fierit”- Salianji letër për qytetarët nga qelia 6
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë